Normat e këmbimit

Cilat valuta mund të konvertohen në Bankën ProCredit?
Banka ProCredit për klientët e saj ofron këmbim valutor nga valuta EUR në valutën USD ( Dollar Amerikan) dhe anasjelltas.

Disa informata gjeneralë mbi tregun e këmbimit valutor

  • Tregu i këmbimeve valutore është tregu ku njëra palë shet valutë të një vendi, ndërsa pala tjetër blen valutën e vendit të parë.
  • Kursi i këmbimit valutor  është shuma e njësive të një valute kundër valutës tjetër në momentin e blerjes/shitjes së saj.
  • FX Transaksionet
    * Kërkesa e klientit për të këmbyer valutën vendore (EUR) në valutë të huaj USD apo
    * Kërkesa e klientit për të blerë valutën vendore, pra për të këmbyer valutën e huaj USD në valutë vendore (EUR).

Çfarë kushtesh ofron Banka ProCredit për klientët e saj?

  • Klientët e Bankës ProCredit ( klientët të cilët posedojnë dy llogari në të dy valutat që shërbehen), mund të konvertojnë valutat e sipërpërmendura me çmimin të cilin mund ta marrin nga zyrtarët e bankës brenda në zyrat e bankës përgjatë ditëve të punës nga e hëna në të premten nga ora 09:00 deri në 15:30.
  • Klientët e Bankës ProCredit që kanë për të konvertuar vlerën me të lartë se 5,000 Euro inkurajohen të kontaktojnë direkt në njësinë e Thesarit në numrin e telefonit + 381 (0) 38 555 777 ext. 8385 dhe 8391 apo të paraqiten në ndonjërën nga zyrat e Bankës ProCredit dhe të marrin normë speciale për konvertim.
  • Normat e publikuara në ueb-faqen zyrtare, janë norma informative për blerje/shitje të cilat mund të ndërrojnë gjatë ditës varësisht nga lëvizjet në treg.