Përse ProCredit Bank

Banka ProCredit është bankë komerciale e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbime cilësore për bizneset e vogla dhe te mesme si dhe për klientët privatë që dëshirojnë të kursejnë. Në operacionet tona ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën gjatë komunikimit me klientët tanë, nuk promovojmë kredi konsumuese, jemi të përkushtuar në uljen e ndotjes mjedisore si dhe ofrojmë shërbime të cilat janë të bazuara në gjendjen e çdo klienti si dhe në analizën e shëndoshë financiare.

Fokusi ynë është ofrimi i shërbimeve për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët privatë si dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, ne kemi për qëllim t'a promovojmë kulturën e kursimit, e cila mund të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për familjet.

Për më tepër, në filozofinë e korporatës sonë, është rrënjosur thellë qasja e përgjegjshme ndaj mjedisit. Banka ProCredit ka hartuar politika të brendshme mjedisore, të cilat kanë për qëllim aktivitetet e saj operative dhe afariste. Qasja jonë proaktive drejt mbrojtjes së mjedisit thellohet më tej edhe nga ndërmarrja e fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit, si dhe zbatimi dhe përkrahja e nismave që janë miqësore ndaj mjedisit, të cilat, së bashku, kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër.
Për t'a kryer misionin tonë dhe arritur vizionin tonë për ndërmjetësim të përgjegjshëm financiar, punonjësit tanë kanë një  rëndësi vendimtare. Secili anëtar i ekipit tonë përfaqëson Bankën ProCredit dhe luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e shërbimeve cilësore dhe të përshtatshme ndaj nevojave të klientëve tanë. Jo vetëm që është e rëndësishme që punonjësit tanë të jenë të informuar dhe të aftë në fusha të caktuara për të arritur misionin dhe qëllimet tona, por është me rëndësi jetike që ata të zbatojnë çdo ditë në praktikë vlerat dhe filozofinë afariste të bankës.