Politikat mjedisore të bankës

Banka e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit

ProCredit Bank është bankë me orientim zhvillimor, e cila kryen veprimtari të përgjegjshme bankare. Pjesë e kësaj përgjegjësie është të vepruarit në pajtueshmëri me standardet e paradefinuara sociale, etike dhe mjedisore.

Qasja e përgjegjshme në mbrojtjen mjedisore është pjesë e rëndësishme e modelit të përgjegjshëm biznesor e shoqëror të ProCredit Bankës dhe vlerë e integruar në filozofinë tonë bankare.

Marrja e masave në uljen e ndotjes mjedisore përballë ndryshimeve aktuale klimatike është çështje që kërkon trajtim urgjent. Prandaj, ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh, pa marrë parasysh profilin e veprimtarisë sonë.  Në këtë kontekst, banka ProCredit përmes Komitetit të vet Mjedisor është e përkushtuar në zbatimin e politikave që avancojnë qasjen e bankës në menaxhimin e ndikimit mjedisor të vetë institucionit, si dhe klientëve të vet.

Standardet mjedisore të bankës ProCredit kanë për qëllim uljen e ndikimit në mjedis të aktiviteteve tona, integrimin dhe zbatimin e procedurave ekologjikisht miqësore në një sistem gjithëpërfshirës operacional, ndikimin e drejtpërdrejtë të bankës në kursimin e energjisë dhe njëherësh uljen e lirimit të dioksidkarbonit etj. Banka ProCredit në Kosovë vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor ndaj punonjësve të vetë, klientëve si dhe publikut të gjerë, si dhe përkrahjen e iniciativave qytetare në ruajtjen e  mjedisit, etj.

 

 

Politikat mjedisore të ProCredit Bank përqendrohen në tri fusha:

  • 1. Sistemi i brendshëm i menaxhimit mjedisor

    Sistemi i brendshëm i menaxhimit mjedisor ka për qëllim avancimin e performancës së brendshme mjedisore të bankës, siç është investimi në infrastrukturën e degëve të bankës për shfrytëzimin efiçient të energjisë, duke zvogëluar shpenzimet e rrymës dhe karburanteve, zvogëlimin e shfrytëzimit të ujit, zvogëlimi i përdorimit dhe riciklimin e  materialeve të letrës, plastikës etj.

     

  • 2. Menaxhimi i riskut mjedisor në kredidhënie

    Menaxhimi i riskut mjedisor në kredidhënie – ne përcaktojmë standarde edhe në lidhje me ndikimin që kanë në mjedis kreditë tona, duke i vlerësuar aktivitetet biznesore te klientëve tanë në bazë të kritereve mjedisore. Përmes inkorporimit të çështjeve mjedisore në procesin e miratimit të kredisë, ProCredit Bank po ashtu kontribuon në ndërgjegjësimin e klientëve dhe në uljen e ndikimit negativ të aktiviteteve të tyre në mjedis.

  • 3. Kreditë e gjelbra

    Krditë e Gjelbra (EKO Kreditë) – janë produkte kreditore të dizajnuara enkas për investime në kursimin e energjisë, investime në burime të energjisë së ripërtëritshme, dhe investime të tjera ekologjikisht miqësore. Duke financuar investime të tilla, ne kontribuojmë në promovimin e bizneseve dhe shtëpive ekologjikisht miqësore, dhe njëkohësisht stimulojmë ekonominë e gjelbër në Kosovë.