Praktikat më të mira për shfrytëzimin e kartelave

ProCredit Bank ka për qëllim të ju lehtësoj punët tuaja në mënyrë të përshtatshme dhe të thjeshtë. Përveç shërbimeve të shumta  që ofron banka, mundësi shumë e mirë është edhe përdorimi i kartelës. Përparësia e mbajtjes së kartelës ka të bëj edhe me çështjen e sigurisë sepse humbja apo vjedhja e kartelës nuk do të thotë humbje e parasë, nëse përdorimi i saj bëhet sipas praktikave më të mira të sigurisë.

Me anë të kartelës ju mund të bëni pagesa si dhe të tërhiqni para të gatshme, kështu që trajtojeni kartelën tuaj me kujdes të shtuar në të njëjtën mënyrë si i trajtoni paratë e gatshme.

Kartela juaj mban të dhëna të ndjeshme si në faqen para ashtu edhe atë të pasme siç janë:  numri i kartelës, data e skadencës (para) kodi treshifror – CVV2 (mbrapa)  etj ,andaj ju nuk duhet të lejoni që kartela juaj të fotografohet apo të fotokopjohet sepse këto të dhëna mund të keqpërdoren nëse bien në duar të mashtruesve.

Shkarko broshurën “Praktikat më të mira dhe më të sigurta” për realizimin e transaksioneve me kartelë KËTU.