Qendra e thirrjeve

Në numrin tonë 038/555 555 si dhe 049/555 555, në anën tjetër të telefonit ju pret ekipi i qendrës sonë të thirrjeve, i cili është i trajnuar profesionalisht dhe do të jetë në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë si dhe gjatë ditëve festive të vitit. Ne do të kemi kënaqësinë të ju përgjigjemi thirrjeve tuaj duke iu dhënë informata në lidhje me bankën dhe shërbimet që ne i ofrojmë.

Disa nga shërbimet tona ofrohen duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve përmes numrave  038/049 555-555 përgjatë orarit të punës së qendrës së thirrjeve, me koston standarde të operatorëve telefonik.

Ekipi jonë do të jetë i gatshëm t'ju pajisë me informata të përgjithshme si në vijim:
• Të gjitha shërbime bankare
• Adresat e filialeve tona
• Shtrirjen e bankomateve
• Adresat e dyqaneve tregtare të pajisura me POS terminale të bankës sonë


Ndërsa, të gjithë ju që preferoni komunikimin me telefon për të kryer ndonjë punë bankare apo të keni qasje në informata të caktuar, ju mund ta bëni këtë përmes qendrës së thirrjeve – shërbimit të Kodit Identifikues të Klientit pa pasur nevojë të vizitoni degët tona. Më shumë rreth shërbimit, kliko kodi identifikues.