Shërbimet përmes SMS

Shërbimet përmes SMS janë ndër shërbimet e shumta që ofrojmë ne, në mënyrë që klientët tanë të jenë gjithnjë të informuar rreth llogarive të tyre kur të realizojnë shërbime bankare.

Përmes SMS klientët tanë njoftohen rreth llogarive të tyre, kontrollojnë bilancin e llogarive si dhe bëjnë mbushje të telefonit dhe produkteve të tjera. Përveç shërbimeve njoftuese, që nuk kërkojnë ndonjë veprim shtesë, të gjitha SMS shërbimet e tjera si SMS mbushje dhe SMS bilanci, funksionojnë duke dërguar SMS drejt numrit 50333, për të cilin duhet paraprakisht të lidhet marrëveshje me bankën për këto shërbime.

Këto shërbime mund të shfrytëzohen nga të gjithë klientët që posedojnë numër të telefonit mobil nga operatorët Vala ose IPKO.

Banka ProCredit ofron këto shërbime të cilat realizohen përmes SMS:
• SMS njoftimin
• SMS mbushje
• SMS bilancin

VIDEO UDHËZUESE:

Ndiq videon udhëzuese për të parë hap pas hapi se si të mbushet llogaria e internetit:

Ndiq videon udhëzuese për të parë hap pas hapi se si të pranohet SMS bilanci:

Ndiq videon udhëzuese për të parë hap pas hapi se si të mbushet telefoni:

Më afër dhe pranë jush, me vetëm një SMS.