Investime të njëhershme, përfitime të përhershme

Investimet në efiçiencë të energjisë kanë kthim shumë të shpejtë, prandaj po vërehet rritje e investimeve të tilla nga bizneset dhe ekonomitë familjare. Kjo për faktin e shtrenjtimit të vazhdueshëm të tarifave të energjisë elektrike në Kosovë. Edhe bankat po aplikojnë norma preferenciale të interesit për “kredi të gjelbra” për klientët

Rritja e vazhdueshme e tarifave të energjisë elektrike ka nxitur bizneset dhe ekonomitë familjarë në Kosovë t’i shohin me prioritet investimet në efi çiencë të energjisë. Përpos investimeve nëpërmjet granteve qeveritare shumë investime të tilla po realizohen edhe nëpërmjet “Kredive të gjelbra”, të cilat bankat komerciale në Kosovë i japin me norma preferenciale të interesit për klientët. Përfitimet nga investimet e tilla janë të shumëfishta: Zvogëlohet barra e shpenzimeve të energjisë elektrike si për bizneset ashtu edhe për ekonomitë familjare dhe njëkohësisht kontribuohet në ruajtjen e mjedisit, i cili është tej mase i ndotur. Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) bëjnë të ditur se fokusi i bankave komerciale gjithnjë është në rritje sa i përket lejimit të kredive, të ashtuquajtura të “gjelbra”, ndonëse, siç thonë ata, kjo varet edhe nga kërkesat e klientëve. “Në fund të vitit 2016 shuma e përgjithshme e ‘kredive të gjelbra’ të aprovuara nga bankat komerciale ka qenë 43 milionë euro, duke u rritur kështu për rreth 15 milionë euro nga viti 2015”, bën të ditur zëdhënësi i BQKsë, Besnik Kada.

“PROCREDIT”, 37 MILIONË EURO “KREDI TË GJELBRA”
Albena Çarkaxhiu, zëdhënëse e “ProCredit Bank”, bën të ditur se njëra nga shtyllat kryesore të kontributit të bankës në mbrojtje të mjedisit është mbështetja e investimeve të gjelbra të klientëve. Ajo thotë se banka “ProCredit” ka fi lluar me disbursimin e kredive të gjelbra që nga viti 2009, kur edhe ka nënshkruar marrëveshje me KfW-në për linjën kreditore për kreditimin e investimeve në efi çiencë të energjisë. “Në bazë të këtij bashkëpunimi fokusi ka qenë më shumë tek klientët privatë dhe portfolio e kredive të gjelbra deri në vitin 2014 ka qenë rreth 10 milionë euro, sa edhe ka qenë vlera e linjës kreditore nga KfW-ja. Nga viti 2014, sipas Çarkaxhiut, “ProCredit Bank Kosova” ka implementuar metodologjinë vetanake të fi nancimit të investimeve të gjelbra, metodologji kjo që është implementuar në të gjitha bankat e grupit “ProCredit”. “Nga ajo kohë fokusi i kredive të gjelbra është zgjeruar edhe në sektorin e bizneseve dhe vlera totale e këtyre kredive është rritur ndër vite. Në vitin 2015 ka qenë 15 milionë euro, në vitin 2016 ka qenë 26 milionë euro dhe përfundimisht në vitin 2017 ka arritur në 37 milionë euro”, bën të ditur ajo.

NORMA MË TË FAVORSHME TË INTERESIT
Çarkaxhiu thotë se edhe pse banka “ProCredit” nuk ka përfi time fi nanciare nga kreditë e gjelbra, duke e marrë parasysh që për këto kredi përdoren fondet vetanake dhe pa u bazuar në linja kreditore, megjithatë normat e interesit për kredi të gjelbra janë më të favorshme se normat e interesit për kredi të tjera. “Normat e interesit janë më të favorshme me qëllim të promovimit të investimeve që ndikojnë në uljen e ndikimit negativ në mjedis. Ne si bankë e bëjmë promovimin e investimeve të gjelbra te të gjithë klientët tanë dhe të gjithë klientët inkurajohen të ndërmarrin investime të tilla me fi nancim nga banka”. Por për kredi të gjelbra kualifi kohen vetëm investimet që përmbushin kriteret e kredive të gjelbra, si investimet në rritje të efi çiencës së energjisë, investimet në energji të ripërtëritshme apo investimet që ndikojnë në mbrojtje të mjedisit, duke e ulur ndotjen e ajrit, ujit apo tokës. Ajo tregon se sa u përket kredive private, për renovim dhe blerje të shtëpive-banesave, po të dyja këto lloje të investimeve që mund të ndikojnë në rritjen e efi çiencës së energjisë, më shumë ka interesim në zonat urbane se në ato rurale, kurse sa u përket bizneseve qëndron e kundërta, pasi që shumica e bizneseve që ndërmarrin investime të gjelbra veprimtaritë i kanë të fokusuara jashtë zonave urbane, apo në zona më pak të banueshme.

PËRFITIMET NGA INVESTIME
Për vetë faktin që këto investime mund të konsiderohen investime në kursim të energjisë, përfi timi kryesor i klientëve është shpenzimi më i ulët i energjisë, që rezulton në kursim të të hollave. Por ka edhe përfi - time të tjera nga këto investime, varësisht prej destinimit të tyre, nëse janë investime private apo investime për biznese. “Me investimet private klientët përfi tojnë edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës, duke e rritur komoditetin në shtëpitë apo banesat e tyre. Kurse investimet e bizneseve në kursim të energjisë janë kryesisht investime në makineri për prodhimin apo ruajtjen e produkteve dhe duke e marrë parasysh që këto makineri janë në përgjithësi më të avancuara, bizneset përfi tojnë në rritje të kualitetit të produkteve të tyre dhe në krijimin e avantazheve konkurruese”, thotë Çarkaxhiu.

Edhe ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se institucioni që ai e drejton efi çiencën e energjisë e trajton me prioritet. Bashkë me ndihmën e donatorëve, sipas tij, deri më tani janë investuar rreth 40 milionë euro në efi çiencë, përderisa në implementim janë edhe 45 milionë euro të tjera. Ministri Stavileci bën të ditur se përfi timet e qytetareve nga investimet në efi çiencë janë shumë të mëdha, edhe pse në fi llim siç dihet çdo investim përcillet me kosto të caktuara, mirëpo, sipas tij, implementimi i masave të caktuara, siç janë dyer, dritare, izolim, ngrohje qendrore etj, rezultojnë me kursime të mëdha të energjisë, të cilat do të kenë efekte të uljes së vlerave në faturat që ne i paguajmë për energji. “Kursimet në sektorin e amvisërisë mesatarisht janë rreth 30-40%, pra do të këtë mesatarisht 35% më pak konsum të energjisë. Bazuar në praktiken që kemi si dhe auditmet energjetike nëpër objekte të ndryshme mund të themi se kthimi i investimeve për një familje që investon në masat e efiçiencës së energjisë është 7-10 vjet”, thotë ai.

KTHIMI NË INVESTIME, 6-8 VJET
Amiri Tusuni, menaxher i shitjes në kompaninë “Kit Solar Systems”, kompani kjo që merret me instalimet e paneleve solare, thotë se viteve të fundit vërehet rritje e kërkesës së klientëve për investime në efi çiencë të energjisë. Ai sqaron se investimet në panele solare që prodhojnë 1 kilovat energji elektrike sillen prej 1000-1200 euro dhe nëpërmjet investimeve të tilla zbuten shpenzimet e larta të energjisë elektrike, me ç’rast edhe kthimi në investime është shumë i shpejtë. “Kthimi në investime është 6-8 vjet, prandaj edhe interesimi i bizneseve dhe ekonomive familjare është në rritje të vazhdueshme”, bën të ditur Tusuni, duke shtuar se investimet e tilla ndikojnë edhe në mbrojtjen e mjedisit.

Albena Çarkaxhiu, zëdhënëse e “ProCredit Bank”, bën të ditur se njëra nga shtyllat kryesore të kontributit të bankës në mbrojtje të mjedisit është mbështetja e investimeve të gjelbra të klientëve. Ajo thotë se banka “ProCredit” ka fi lluar me disbursimin e kredive të gjelbra që nga viti 2009, kur edhe ka nënshkruar marrëveshje me KfW-në për linjën kreditore për kreditimin e investimeve në efi çiencë të energjisë.

37 MILIONË EURO ËSHTË VLERA E PËRGJITHSHME E KREDIVE TË GJELBRA TË APROVUARA VETËM NGA “PROCREDIT BANK”
1000-1200€ kushton investimi në panel solar që i prodhon një kilovat energji elektrike
6-8 vjet vlerësohet kthimi në investime në efi çiencë të energjisë.