S’blihet shtëpi pa kredi

Lejla Pula, profesoreshë e pianos në Fakultetin e Arteve, ka arritur ta blejë një banesë në qendër të Prishtinës falë kredisë hipotekare, të cilën ajo e ka marrë në "ProCredit". Ajo për "iBANK" thotë se kamatat në kreditë hipotekare aktualisht janë më të ulëtat që nga paslufta, të krahasueshme me normat e interesit në kredi që jepen në Evropë
Sigurimi i mjeteve për blerjen e një banese në Prishtinë apo edhe në qytete të tjera të Kosovës është sfida më e madhe jetësore për pjesën dërrmuese të qytetarëve të cilët jetojnë me pagat mujore apo edhe nga pagat e bizneseve private në vend.

Ajo bën të ditur se që nga viti 2000 është kliente e "ProCredit Bank", ku edhe është shumë e kënaqur me shërbimet që ofrojnë punëtorët e kësaj banke. Për më tepër, Pula tregon përvojën e saj  shumë të knaqshme në lidhje me kredinë hipotekare të marr në Bankën ProCredit.

"Për një kliente është shumë e rëndësishme siguria dhe sinqeriteti. Banka ku unë jam kliente është e sigurt, derisa punëtorët e bankës gjatë kontaktit me mua janë shumë të sinqertë. Kështu që kjo është arsyeja pse unë nga fillimi e deri më tash janë kliente e kësaj banke", rrëfen ajo.

Norma të ulëta të interesit
Pula tregon se pavarësisht se një kohë të gjatë është kliente e "ProCredit Bank" ajo kur ka vendosur të marrë kredi hipotekare, ka shikuar edhe ofertat e bankave të tjera komerciale në vend, por sipas saj, asnjëra nga to nuk ka ofruar kushte më të mira sesa oferta që ia ka ofruar "ProCredit Bank", në të cilën edhe përfundimisht e ka marrë kredinë.

"Në Kosovë ka oferta të bollshme prej të gjitha bankave, por ofertën që ma ka ofruar 'ProCredit Bank' nuk ma ka ofruar asnjë bankë tjetër komerciale që operon në vendin tonë. Të bëhem e sinqertë, para se të shkoj te banka ku e kam marrë kredinë, unë kam shikuar edhe shumë oferta tjera. Ta zëmë, mua më ofruan kredi për 15 vjet, por norma e interesit në atë kredi ishte shumë e madhe. Mua, ndoshta edhe pse jam punëtore e arsimit, 'ProCredit Bank' më ofroi kredi me normë shumë të ulët të interesit prej 4,2 %, që për mua është shumë e pranueshme", tregon më tej ajo për "iBANK".

Shërbime evropiane

Profesoresha Pula thotë se nëse bëjmë një krahasim me kamatat e pasluftës që kanë aplikuar bankat si për kredi hipotekare, ashtu edhe për kredi tjera, sipas saj, tash ato janë tejet të volitshme, të krahasueshme me ato të shteteve të zhvilluara evropiane. Po ashtu, profesoresha tregon se edhe shërbimet e bankave në vendin tonë janë shumë të avancuara.

"Kamatat që kanë qenë pas luftës, sidomos në vitet e para, kanë qenë të paimagjinueshme. Tash normat e interesit janë normale. Unë kam qenë kliente edhe e një banke në Austri dhe në bankat e këtij shteti normat e interesit për kredi hipotekare sillen deri në 3 për qind që ndoshta shumë shpejt edhe bankat tona do të arrijnë këtu. Bankat janë duke ofruar shërbime evropiane", ka thënë Pula.