Uji i Kosovës, ndër më të mirët në botë

Ujë Rugove”, i cili me kualitetin dhe cilësinë që posedon si dhe me një ambalazh unik nga xhami ka hyrë në mesin e ujërave më të mirë në botë (“World of Premium Waters”)

Ethemeluar në vitin 2006 në një ndër vendet më piktoreske të Kosovës, siç është Rugova, korporata “Ujë Rugove” u ofron konsumatorëve cilësi shumë të mirë të produktit. Uji që konsumatorëve ua ofrojnë është i mbushur direkt në burimin e Drelajt në Rugovë, në lartësi mbidetare prej 1000 metrash. Në fi llim “Ujë Rugove” ofronte vetëm ujë në shishe të plastikës prej 0.5 litër dhe 1.5 litër.

Por falë mbështetjes së Bankës “ProCredit” kompania ka instaluar një linjë të prodhimit, e cila është shumë efi çiente. “Me këshillimet dhe shërbimet e specializuara për biznese Banka ‘ProCredit’ na ndihmon ta zhvillojmë në vazhdimësi biznesin edhe jo vetëm ta fi - nancojë atë. Bashkëpunimi me ‘ProCredit’ thjesht është i një niveli tjetër, vlerësojmë shumë këshillimin e specializuar si dhe shërbimet elektronike, e-Banking dhe deponimin në bankomat, të cilat po na sjellin kursim efi çienc”,ka thënë Besart Shatri, shef i fi nancave në korporatën “Ujë Rugove”.

Në vitit 2014, pikërisht në këtë kohë kur në Kosovë dominon shumë më tepër një dialog i zymtë politik dhe kur vendi ballafaqohet me një ngërç institucional, i cili po refl ekton negativisht në shumë sfera të jetës kosovare, kompania në atë kohë arriti një lajm pozitiv me rëndësi sa ekonomike, aq edhe strategjike, sa me rëndësi sociale. Falë procesinalizimit dhe linjës moderne të prodhimit “Ujë Rugove”, i cili me kualitetin dhe cilësinë që posedon, si dhe me një ambalazh unik nga xhami, hyri në “World of Premium Waters” dhe atë në mesin e ujërave më të mirë në botë.

“Kjo është edhe një dëshmi se sektori privat në Kosovë është duke u avancuar me hapa të sigurt drejt prosperitetit ekonomik dhe kjo është edhe një dëshmi e përkushtimit të tyre që krahas efekteve pozitive dhe sociale të kontribuojnë edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe brendimin e produkteve ‘Made in Kosova’”,kishte thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

FALË KREDISË NGA “PROCREDIT BANK” PRODHIMI RRITET PËR 30%
Aktualisht “Ujë Rugove” është kompania e vetme në Kosovë që ofron ujë të mbushur direkt nga burimi, duke furnizuar një pjesë të madhe të tregut të Kosovës. Në linjë me zhvillimet e tyre si dhe investimet në fabrikë, burime njerëzore dhe në rrjetin e shpërndarës si dhe me fi nancimin nga Banka “ProCredit”, sot kjo kompani e ka rritur 30% prodhimin e tyre me linjën e re. Investimi i tyre në linjën e re të ujit, e cila është zëvendësuar nga modeli “Ersay 2008” në Krones/Kosme2014, është tërësisht efi çient, i fi nancuar me Eko Kredi nga Banka “ProCredit”.

Linja e re kryen funksionet e mbushjes, shpëlarjes, vënia e kapakëve, kontroll të etiketimit, sistem të paletizimit, aplikues të mbajtëseve (dorezave) dhe ofron kapacitet 12.000 shishe të plastikes 0.5 l ose 8.000 shishe plastike 1.5 l për orë punë. Sot, fal investimit të bërë nga banka “ProCredit”, prodhimi i “Ujë Rugove” është rritur në 30% në krahasim me linjën e vjetër, mirëpo krahasuar me kapacitet kjo linjë është katërfi sh me kapacitet më të madh. Ndërsa qarkullimi me linjën e re është rritur mesatarisht 42% në baza mujore.

GJASHTËFISHOHEN SHITJET
Por, pas investimeve të shumta në fabrika, resurse humane dhe në rrjetin e distribuimit, si dhe pas grumbullimit të përvojës së ekipeve të shitjes së kësaj kompanie në tregun kosovar, “Ujë Rugove” sot e gëzon një linjë të zgjeruar të produkteve, duke përfshirë ujin në shishet e xhamit prej 0.75 l dhe 0.25 l, ujin në shishet e mëdha të plastikës prej 6 l, ujin në fuqi të mëdha të plastikës prej 10 l, si dhe një seleksion në rritje të djathërave për tregun e djathit në Kosovë. Shitjet e kompanisë Rugovase janë gjashtëfi shuar prej vitit të parë kur kjo kompani i lansoi produktet e para. Pa dyshim se zgjerimi i linjës së produkteve të ofruara në Rugovë përkrahet nga zhvillimi dhe përforcimi i vazhdueshëm i kualitetit të menaxhimit të kësaj kompanie, gjë që shprehet përmes funksionimit efi kas të kompanisë, përgjigjes së shpejtë ndaj nevojave të klientëve dhe zgjerimit të suksesshëm të kompanisë.

Aktualisht “Ujë 42% Rugove” është kompania e vetme në Kosovë që ofron ujë të mbushur direkt nga burimi, duke furnizuar një pjesë të madhe të tregut të Kosovës. Në linjë me zhvillimet e tyre si dhe investimet në fabrikë, burime njerëzore dhe në rrjetin e shpërndarës si dhe me fi nancimin nga Banka “ProCredit”, sot kjo kompani e ka rritur 30% prodhimin e tyre me linjën e re.