Aksionarët

AksionariShuma e vlerës nominale  (EUR) Numri i aksionevenë %
ProCredit Holding 61,346,210 12,269,242 100
Totali 61,346,210 12,269,242 100

* E vlefshme nga 16 prill, 2014

ProCredit Holding është kompania prind e një grupi global bankash ProCredit e cila operon në Evropën Lindore, Amerikën Latine si dhe në Gjermani. ProCredit Holding është themeluar si Internationale Micro Investitionen AG (IMI) në vitin 1998 nga kompania pioniere konsulente për zhvillimin financiar Zeitinger Invest GmbH.

ProCredit Holding është e përkushtuar në zgjerimin e  qasjes në ofrimin e shërbimeve financiare në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në transicion duke ndërtuar një grup bankash që janë udhëheqëse të ofrimit të shërbimeve financiare të drejta, dhe transparente për bizneset shumë të vogla, të vogla dhe të mesme si dhe për popullatën në vendet në të cilat operojnë. Përveç përmbushjes së nevojave të kapitalit të vartësve të saj, ProCredit Holding udhëheq zhvillimin e bankave ProCredit, kujdeset për sigurimin e menaxhmentit të lartë, si dhe mbështet bankat në të gjitha fushat e aktivitetit, duke përfshirë operacionet bankare, burimet njerëzore dhe menaxhimin e riskut. Ajo kujdeset që vlerat e korporatës ProCredit, praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe principet e Baselit II të menaxhimit të riskut të implementohen në gjithë grupin bashkë me standardet, gjithashtu të vendosura nga autoritetet gjermane të mbikëqyrjes.

Zeitinger Invest GmbH është aksionari udhëheqës si dhe investitori strategjik në ProCredit Holding. Zeitinger Invest GmbH ka qenë forca shtytëse ndërmarrëse prapa grupit ProCredit që nga themelimi i bankave.
ProCredit Holding është partneritet publiko privat. Përveç Zeitinger Invest GmbH dhe ProCredit Invest, aksionarët e tjerë privatë të ProCredit Holding përfshijnë fondacionin Dutch DOEN, fondin pensional amerikan TIAA-CREF, fondin amerikan të mikrofinancave Omidyar-Tufts dhe fondin investues zviceran responsAbility. Aksionarët publikë të ProCredit Holding përfshijnë KfW (bankën promocionale gjermane), IFC (sektori privat i Bankës Botërore), FMO (banka zhvillimore holandeze), BIO (Kompania Investuese Belge për Vendet në Zhvillim) dhe Proparco (Kompania investuese dhe Promovuese Franceze për Bashkëpunim Ekonomik).
Forma ligjore e ProCredit Holding është e ashtëquajtura KGaA (Kommanditgesellschaft auf Aktien, ose në shqip një partneritet me përgjegjësi të kufizuar). Kjo është një formë ligjore e përdorur shpesh në Gjermani, e cila në thelb mund të konsiderohet si një kompani aksionare në të cilën roli i bordit drejtues është marrë përsipër nga një partner i përgjithshëm, dhe në të cilën partneri i përgjithshëm ka të drejtat e pëlqimit mbi vendime të caktuara të aksionarëve. Në rastin e ProCredit Holding, partneri përgjithshëm është një kompani e vogël e veçantë e cila zotërohet nga aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG&CO, KGaA, Zeitinger Invest GmbH, ProCredit Staff Invest, DOEN, KfW dhe IFC. Struktura KGaA do t’i lejojë ProCredit Holding të rrisë kapitalin në të ardhmen pa ulur ndikimin e aksionarëve kryesorë në sigurimin e gjithë qëllimeve, në zhvillimin dhe suksesin tregtar.