Terminalet e pikave të shitjes

Terminal i Pikës së Shitjes (POS) është një pajisje e cila mundëson që çdo kartelmbajtës të bëjë blerje të ndryshme duke përdorur kartelën si mjet pagese. Aparati është i vendosur në biznese, i cili është i lidhur me sistemin e bankës nëpërmjet linjës telefonike, apo GPRS dhe është i dizanjuar që të autorizojë, regjistrojë dhe përcjellë të dhëna nga mjetet elektronike për secilën shitje.

Kjo metodë  pagese do t’u mundësojë klientëve që të blejnë mallra, duke paguar me kartelën e tyre të lëshuar nga ProCredit Bankës, apo duke paguar me  cilëndo kartele ndërkombëtare Visa, Maestro, Master Card .