Trajnimet në nivel lokal (në kuadër të bankës)

Pjesa më e madhe e trajnimeve e cila organizohet nga banka, kryhet në nivel lokal dhe për rrjedhojë, ky është niveli në të cilin marrin trajnim numri më i madh i punonjësve të bankës sonë. Banka organizon programe trajnuese të cilat dizajnohen për të përmbushur nevojat e stafit në të gjitha fushat. Kurset dhe aktivitetet specifike në të cilat marrin pjesë punonjësit e veçantë përzgjidhen në bazë të pozitave të tyre dhe natyrës së detyrave që ata kryejnë.