Transfertet Ndërkombëtare

Banka ProCredit vazhdimisht përpiqet të zhvilloj lidhje biznesi me klientët e vet, gjithashtu edhe si synim ka lehtësimin e lidhjeve të klientëve të biznesit me partnerët e tyre.
Kështu, në një mjedis ekonomik ndërkombëtar dinamik, shpejtësia dhe lehtësia janë thelbësore  në mënyrë që të ketë marrëdhënie korrekte biznesi.
Për këtë qëllim, përveç shërbimit ProPay, Banka ProCredit ju ofron transferte ndërkombëtare si hyrëse ashtu edhe dalëse të shpejta, sigurta dhe me çmime atraktive.

Për transfertet ndërkombëtare që kryhen jashtë rrjetit të Bankave ProCredi, ju përfitoni nga
• Shpejtësia,
• Çmime fikse atraktive për transferte dalëse
• 0 Euro Komision për transferte hyrëse (OUR përmes ProCredit Gjermanisë)

Transferte dalëse në valutën
EUR- EUR
Vendet tjera Gjermani
  Our Ben/Sha
<25,000 20 EUR 10 EUR 20 EUR 10 EUR
25,001-50,000 35 EUR 20 EUR
>50,000 45 EUR 30 EUR

 

SWIFT Kodi i Bankës ProCredit në Kosovë është: MBKOXKPRXXX

Banka korrespodente për pagesat në EUR, USD, GBP dhe CHF është:

ProCredit Bank Germany                      SWIFT CODE: PRCBDEFFXXX

  • Pagesat Ndërkombëtare Standarde

  • ProPay

Për të pranuar apo dërguar pagesë ndërkombëtare ju duhet ti keni këto informata

•    Llogaria, emrin dhe adresa e klientit përfitues
•    SWIFT kodin e bankës përfitues
•    IBAN – Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare së përfituesit
•    Përshkrimi i pagesës dhe detaje të tjera specifike të pagesave të ndryshme

Për më shumë instruksione për pranimin e të hollave nga jashtë kliko këtu.

Në mënyrë që të mbështesë dhe stimulojë aktivitetet e biznesit ndërkombëtare të klientëve tanë, Banka ProCredit  ofron transferte ndërkombëtare të shpejta dhe me çmime të ulëta.

Për çdo transfertë të urdhëruar nga llogaria juaj në Bankën ProCredit në Kosovë në llogarinë e partnerit tuaj të biznesit në rrjetin e bankave ProCredit në Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Gjeorgji, Gjermani, Rumani dhe Ukrainë, do të paguani vetëm 2.5 Euro, pavarësisht shumës se transfertës.

Kush mund të shfrytëzojë ProPay?
Kompanitë dhe personat privatë vendor dhe ata të huaj të cilët bëjnë biznes me partnerët e tyre në vendet ku operojnë Bankat ProCredit.


Përfitimet për transfertet ProPay

• Kosto e ulët – vetëm 2.5 Euro brenda rrjetit të bankave ProCredit
• Transferte pa komisione – për përfituesin e fondeve
• Shpejtësi – transfertet kryhen brenda ditës dhe përfituesi i transfertës i merr fondet po atë ditë
Ç’duhet të bëni për të urdhëruar nje transfert përmes ProPay?

• Urdhëro trasnferte përmes platformës e-Banking dhe përfito nga oferta.
• Transfertet kryhen brenda ditës dhe përfituesi i transfertës i merr fondet po atë ditë

Në ProCredit Bank, ju do të gjeni një shërbim cilësor dhe profesional nga këshilltarët për biznes!