Transfertet Vendore

Transfertet vendore janë të gjitha urdhër pagesat që urdhëruesi dhe përfituesi kanë llogari me bankat që operojnë brenda Kosovës. Përmes Bankës ProCredit në Kosovë mund të kryeni këto lloje të transferteve vendore

  • Pagesat brenda bankës

  • Pagesat Kombëtare

  • Pagesat Utilitare

Përmes Bankës ProCredit ju mund të bëni pagesat  ku përfituesi ka llogari me bankën tonë. Këto pagesa mund të bëhen përmes e-Banking apo edhe të dorëzohen në cilën do degë të Bankës ProCredit në Kosovë.

Përmes Bankës ProCredit ju mund të bëni pagesa për klientë që kanë llogari në ndonjërën nga bankat tjera brenda Kosovës. Këto pagesa mund të realizohen përmes e-Banking apo edhe të dorëzohen në cilën do degë të Bankës ProCredit në Kosovë. Pagesat kombëtare mund të jenë:

Standarde që procesohen brenda të njëjtës ditë të punës;   dhe 
Prioritare që  procesohen brenda 15 minutave nga momenti i pranimit.

Pagesat Utilitare–konsiderohen të gjitha pagesat vendore që kanë për qëllim pagesën e faturave për shërbime të ndryshme. Përmes Bankës ProCredit mund të paguhen obligimet e:

•    Energjisë Elektrike, Ujit, Telefonit, Sigurim
•    Tatimin në të ardhura personale, kontributet pensionale, tatimin në pronë, pagesat tjera për shërbimet e pranuar  nga njësit buxhetore    ( ministrit, gjykatat etj.)
•    Pagesat për doganë

Pagesat për energji elektrike, ujë, telefon, mund t'i bëni edhe përmes Debitimit Direkt që mundëson pagesën e faturave tuaja në baza mujore, në mënyrë automatike  ku  prezenca juaj në bankë nuk do jetë e nevojshme. Ju vetëm duhet të nënshkruani një marrëveshje me kompaninë në bazë të së cilës kompania përkatëse do i përcjell kërkesat për pagesë të faturës te banka që ju keni llogarinë, në ketë rast Banka ProCredit në baza mujore. Dhe në këto raste llogaria juaj do debitohet për faturat që arrijnë deri në vlerën që ju keni autorizuar debitimin.