Zhvillimi dhe trajnimet

Ne presim që punonjësit tanë të ndihen personalisht përgjegjës për sigurimin e cilësisë së punës së tyre, si dhe të përballen me sfida për t’i bërë mirë punët e vështira. Në të njëjtën kohë, ne e pranojmë detyrimin nga ana jonë për t’u mundësuar njerëzve tanë përfitimin e shkathtësive dhe njohurive që u duhen për të përmbushur pritshmëritë tona. Për këtë arsye, që nga momenti që punonjësit tanë i bashkohen stafit tonë, ne i mbështesim ata përmes ofrimit të trajnimeve intensive me qëllim promovimin e zhvillimit të tyre profesional brenda kuadrit të bankës.


Qëllimet tona, si institucion, lidhur me trajnimin shkojnë përtej aspekteve formale që kërkohen për kryerjen e rolit specifik. Është shumë e rëndësishme që anëtarët e stafit tonë të mund të rriten dhe të zhvillohen në aspektin personal dhe profesional, dhe që punonjësit të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre për të performuar mirë në mjedise pune të cilat sa vijnë e bëhen më sfiduese. Pjesëmarrja në programin e bankës për trajnim themelor është e detyrueshme për të gjithë anëtarët e sapo-rekrutuar të stafit, të cilët e kanë përfunduar me sukses ProCredit Entry Programme. Prandaj, anëtarët e rinj të ekipit, sapo të përfundojnë trajnimin e tyre fillestar dhe të fillojnë të punojnë në pozitat që u janë caktuar,  avancimi i tyre brenda kuadrit të bankës dhe zhvillimi i tyre në karrierë me kalimin e kohës përcaktohet në radhë të parë nga vetë punonjësit. 
                                     
Prandaj, çdo gjë reduktohet tek vullneti dhe aftësia e secilit punonjës për të përfituar nga mundësitë e trajnimit që u janë vënë në dispozicion – si dhe për të shfrytëzuar mundësitë për zhvillim si personal, ashtu edhe profesional, të cilin banka e ofron. Performanca e përgjithshme dhe angazhimi i punonjësve si në detyrat e tyre, ashtu edhe në institucion, gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Në vija të përgjithshme, veprimtaritë për promovimin e zhvillimit profesional të punonjësve tanë kryhen në tri nivele: