Zhvillimi i Stafit

Vizioni ynë për Burimet Njerëzore

Banka ProCredit krijon dhe kujdeset për një mjedis pozitiv të punës, të karakterizuar nga angazhimi personal dhe mirëkuptimi i ndërsjellët. Ne praktikojmë kulturën e dialogut konstruktiv, disiplinës në vendin e punës, respektit të ndërsjellët dhe së fundmi, por jo më pak të rëndësishëm, entuziazmit dhe qëndrimit optimist në mesin e punonjësve. 
Trajnimi i punonjësve përbën një prej prioriteteve tona kyçe. Kjo na bën të investojmë në zhvillimin e punonjësve tanë dhe trajnimin e specializuar të tyre përmes një shumëllojshmërie të programeve lokale dhe ndërkombëtare.

Ne jemi të angazhuar në krijimin e një ekipi me standarde të larta profesionale si dhe parime dhe vlera të forta, meqenëse kjo do të na mundësojë t’u shërbejmë klientëve në një mënyrë të përgjegjshme dhe të përkushtuar. Procesi ynë transparent për përzgjedhjen e kandidatëve dhe metodologjia unike e trajnimit përbëjnë gurët e themelit mbi të cilët njihet programi për zhvillimin e vazhdueshëm të anëtarëve tanë të stafit, të cilët na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona të përgjithshme. Jemi krenarë që jemi një organizatë e cila kujdeset për zhvillimin e stafit të saj dhe i plotëson pozitat menaxheriale përmes ngritjes në detyrë brenda organizatës. Ne bëjmë gjithmonë përpjekje për të themeluar marrëdhënie afatgjata me anëtarët e stafit tonë, gjë e cila reflektohet në mirëbesimin dhe respektin reciprok. Për rrjedhojë, politikat tona nënkuptojnë që ngritja në detyrë e anëtarëve të stafit ka për bazë vlerësimet transparente dhe etike të anëtarëve të stafit dhe kjo, gjithashtu, reflektohet në pakot tona të kompensimit.Ne i shmangim pagesat e bonuseve apo çmimeve afatshkurtra, por vlerësojmë zhvillimin proporcional të pagave me kalimin e kohës, duke u mbështetur në vlerësimin e drejtë të zhvillimit të secilit punonjës brenda kuadrit institucional.
Ne jemi pjesë e grupit ProCredit, i cili drejtohet nga ProCredit Holding, me bazë në Frankfurt (Gjermani). Aktivitetet tona afariste përqendrohen në ofrimin e shërbimeve bankare të cilat janë përgjegjëse ndaj shoqërisë në vendet në zhvillim.
 
ProCredit Holding është pronari kryesor i Bankës ProCredit në Kosovë dhe mban 100% të aksioneve tona. Banka ProCredit në Kosovë, e cila ka një vlerësim të nivelit B+, të lëshuar nga Fitch Ratings, është themeluar në vitin 2000 dhe që prej momenteve të para të fillimit ka dhënë prova se është një partner i besueshëm dhe që mbështet bizneset shumë të vogla, të vogla dhe të mesme. Ne e kemi mbështetur zhvillimin e tyre përmes ofrimit të përkrahjes financiare për aktivitete dhe investime të shumëllojshme afariste si dhe kapital aktiv. Shërbimet financiare që ofrohen nga banka jonë, janë dizajnuar për të plotësuar nevojat e klientëve tanë, duke mbështetur bizneset e tyre për t’u rritur dhe për t’iu përshtatur mjedisit të sotëm të tregut, i cili ndryshon shpejt. Në këtë mënyrë, ne kontribuojmë edhe në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në tërësi.

Çka ofrojmë

Çka presim

Mundësi afatgjata dhe stabilitet në një grup solid ndërkombëtar

Përkushtim të fuqishëm ndaj vlerave tona etike dhe objektivave institucionale

Fokus të qartë në trajnime, nga kurset bazë ,temat financiare deri te trajnimet e  menaxhmentit në akademitë tona ndërkombëtare

Interes të veqantë për të mësuar, pjesëmarrje aktive dhe fleksibilitet që është i nevojshëm për të udhëtuar në lokacionet ku mbahet trajnimi

Mundësi dinamike për zhvillim personal dhe profesional në bazë të kritereve transparente, duke përfshirë mundësinë për punë jashtë vendit

Performancë profesionale që shkon përtej arritjes së objektivave tona, ne presim aftësi ndërpersonale, bashkë me përkushtimin dhe zotimin ndaj mënyrës se si e shohim përgjegjësinë

Mjedis pune të kënaqshëm dhe transparent me hierarki të sheshtë dhe me kulturë të zhvilluar të komunikimit në të cilin vlerësohen idetë dhe opinionet tuaja

Vlera të qëndrueshme etike, si respekti dhe ndershmëria dhe mungesa e diskriminimit të çfarëdo lloji, si dhe aftësia për të punuar në ekipe për çdo ditë