ZONA 24/7 - KONCEPT INOVATIV I BANKIMIT NË KOSOVË!

Për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve tanë ne kemi sjell inovacion në mënyrën e bankimit duke i avancuar “ZONAT 24/7” për një bankim të shpejtë dhe të sigurtë.

E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë të cilat mundësojnë të realizohen shumë shërbime bankare, shpejt dhe pa pasur nevojë të kufizohemi nga orari i punës së bankës. Për më tepër shërbimet bankare që ofrohen në Zona 24/7 janë më lirë se sa në sportelet e degëve të bankës.

Ndërsa, për të bërë sa më të lehtë përdorimin e shërbimeve në Zonën 24/7, Banka ProCredit ka publikuar iniciativën edukative e cila spjegon hap pas hapi si të kryhen shërbimet.

Kliko më poshtë në secilin buton përkatës (ikonë) për të mësuar rreth shërbimeve dhe pajisjeve në Zonat 24/7.