e-Bilanci

e-Bilanci është shërbim i cili mundëson shikimin e gjendjes së llogarisë online duke u qasur përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit. Ndërsa përdoruesit e platformës e-Banking vazhdojnë të qasen përmes: emrit të përdoruesit, fjalëkalimit dhe tokenit.

Cilat janë llogaritë që mund të shihen me e-Bilancin?
• Bilanci i llogarisë rrjedhëse
• Bilanci i llogarisë së kursimit
• Bilanci i llogarisë më afat
• Bilanci i kredisë
• Bilanci i kartelës së kreditit

Plotësimi i nevojave të klientëve si dhe ruajta e mjedisit ku veprojmë ne është prioriteti ynë! Banka ProCredit vazhdimisht është duke avancuar shërbimet elektronike të cilat janë të dobishme dhe lehtësojnë menaxhimin e financave tuaja personale më thjeshtë dhe në mënyrë shumë fleksibile.

Siguria?
Në Bankën ProCredit është e domosdoshme siguria e informacionit tuaj, andaj njëra nga të veçantat e këtij shërbimi është edhe siguria, duke ju mundësuar kyçje përmes kombinimit të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit.

Me këtë shërbim, ju përfitoni edhe këto përparësi?
•Shikimin e gjendjes së llogarisë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
•Shmangien e vizitave në degë, për arsyen e marrjes së gjendjes së llogarisë
•Shërbim i shpejtë dhe i sigurtë
•Eliminimi i  printimit të gjendjes së llogarisë, më pak letër, mjedis më të pastër.

Çka nevojitet për t’u pajisur me e-Bilancin?
Mjafton që të keni llogari në Bankën ProCredit dhe ta vizitoni degën më të afërt apo të aplikoni online për t’u pajisur me këtë shërbim.