e-Commerce

Përmes shërbimit e-Commerce, ProCredit Bank Kosova bëhet institucioni i parë në Kosovë që u ofron bizneseve dhe tregtarëve në Kosovë mundësinë e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të tyre në Internet. Nëpërmjet këtij shërbimi bizneset do të mund të pranojnë pagesa nga të gjitha kartelat VISA dhe MasterCard.

Shërbimi e-Commerce do të hapë një mundësi krejtësisht të re të shitjes dhe do t’i mundësoj bizneseve të Kosovës  të plasojnë produktet dhe shërbimet e tyre tek një audience më e madhe në vend dhe rajon. Kjo është një mënyrë mjaft efikase për të rritur edhe shitjet në mënyre shumë efikase, duke promovuar produktet  apo shërbimet  në faqet e internetit dhe te pranojnë pagesën online në mënyrë instante.

Çdo biznes që dëshiron të zgjeroj shitjen edhe në Internet nëpërmjet shërbimeve të ProCredit Bank ka mundësi të bëhet pjesë duke shprehur interesim tek këshilltarët e biznesit të dedikuar për biznesin e tyre.

Me përkrahjen e platformës së sigurisë 3-D Secure (Verified by VISA, MasterCard SecureCode), ProCredit Bank krijon një ambient të sigurt për t'i nisur hapat e parë të kësaj veprimtarie në tregun Kosovar.

Nga perspektiva e kartelëmbajtësve në Kosovë lansimi i shërbimit e-Commerce nënkupton shtimin e një mënyre të re dhe tejet të përshtatshme për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore nga zyra apo shtëpia e tyre 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Teknologjitë e sigurisë që përdoren pamundësojnë ruajtjen e shënimeve personale të kartelës nga palë të treta.

ProCredit Bank në vazhdimësi do të përpjekjet që në bashkëpunim me bizneset vendore të krijoj sa më shumë vlerë për kartelat e qytetarëve në Kosovë, duke mundësuar pagesën e sa më shumë produkteve dhe shërbimeve nga interneti.