Eko kredi për klientë biznesi

ProCredit Bank është bankë e orientuar drejt zhvillimit dhe ofron shërbime të përgjegjshme bankare. Pjesë e kësaj përgjegjësie është angazhimi për të vepruar në përputhje me standardet sociale, etike dhe mjedisore.
Me kredinë Eko, ProCredit Bank financon investimet të cilat sjellin një përdorim më efiçient të energjisë.

Ç’përfitoni nëse realizoni një investim me kredinë Eko?

  • Përmirësoni cilësinë e shërbimeve tuaja.
  • Rrisni produktivitetin nëpërmjet linjave efiçiente të prodhimit, përmirësoni cilësinë e produkteve dhe fitoni avantazh konkurrues në treg.
  • Reduktoni shpenzimet mujore të biznesit tuaj duke zëvendësuar makineritë ekzistuese me linja të reja prodhimi efiçiente, të cilat konsumojnë më pak energji për të njëjtat orë pune. Në këtë mënyrë ju ulni më shumë shpenzimet mujore të energjisë.
  • Përmirësoni imazhin e biznesit tuaj si një biznes që investon në cilësi dhe kujdeset për ambientin.

Jeni pronar i një biznesi shumë të suksesshëm, megjithatë, ju synoni rritjen e efiçiencës në aktivitetet tuaja biznesore, zvogëlimin e shpenzimeve mujore, të shfrytëzoni energjinë në mënyrë efiçiente apo të përdorni burime alternative të energjisë. Cili do të ishte hapi i parë që do të ndërmerrni ju?

ProCredit Bank ofron për JU Eko kredinë.

Veçantia e Eko kredisë:

  • Shuma minimale 5,000 euro
  • Afati i kthimit deri në 84 muaj
  • Interes i favorshëm

Shembull i një Eko investimi
Një furrë buke, investon në një furrë me avull me anë të së cilës do t’ia shtojë kualitetin bukës, do të këtë prodhim më të shpejtë dhe kapacitet më të madh prodhimi.

Para investimit Pas investimit
Konsumi mujor i energjisë 12.000 kW/h 8.940 kW/h
Prodhimi mujor 21 tonë 22.5 tonë

Këto investime i siguruan furrës së bukës një ulje të konsiderueshme të konsumit të energjisë (deri 25%) dhe shënuan një rritje të prodhimit (deri 7%).

Shembull i një investimi:
Një hotel, investon në panele diellore për ujë të ngrohtë (rreth 32 panele diellore). Hoteli ka kapacitet për rreth 100 persona.

Para investimit Pas investimit
Shpenzimet mujore

200.000 kW/h

70.000 kW/h


Këto investime i siguruan hotelit një ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të energjisë deri në 65 %

*Shënim: Kursimet janë llogaritur me përafërsi, pasi ndryshojnë dhe në varësi të tipit të produktit, markës, cilësisë, vendndodhjes etj.

*Shembuj të marrë nga një studim i IPC në Kosovë, në tetor të vitit 2013.

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni këshilltarët për klientë biznesi nga ProCredit Bank, të cilët e analizojnë situatën tuaj financiare dhe ju ofrojnë këshillimin e duhur që ju ndihmon ta vlerësoni investimin më të përshtatshëm në biznesin tuaj.

Për të aplikuar online për Eko kredi, ju lutem klikoni këtu

Kursimi