Eko kredi për klientë privatë

Kredia Eko ju mundëson që të realizoni investime në banesën/shtëpinë tuaj, duke implementuar masa të efikasitetit të energjisë si dhe investime në energji nga burimet e rinovueshme  me qëllim që të rrisni komoditetin në shtëpinë tuaj si dhe t’i zvogëloni shpenzimet për energjie elektrike.

 

Përse të investoni në masat Eko?
Siguroni komoditet dhe kushte më të mira jetese në shtëpinë/banesën tuaj.
Kurseni duke ulur shpenzimet mujore të energjisë elektrike.
Kontribuoni për një mjedis më të pastër.

Një investim i vogël në ambientin ku jetoni, do të rezultojë me rritje të komoditetit dhe kursime të mëdha!
ProCredit Bank ofron Eko kredinë për të gjithë ata që janë duke ndërtuar apo planifikojnë të rinovojnë shtëpinë/banesën e tyre, duke mundësuar investime që do të rezultojnë në komoditetin e familjes tuaj:

  • Izolim i brendshëm dhe i jashtëm i banesës/shtëpisë - redukton humbjen e nxehtësisë ose ftohtësisë  (varësisht nga sezoni)
  • Vendosja e dritareve/dyerve efiçientë – redukton humbjen e nxehtësisë ose ftohtësisë (varësisht nga sezoni)
  • Ngrohës efikas të ujit – redukton konsumin e energjisë elektrike gjatë nxehjes së ujit
  • Sistem efikas të ngrohjes qendrore/gjeotermale
  • Zëvendësimi i pajisjeve shtëpiake të energjisë joefikase me pajisje efiçiente të klasës A (enëlarëse, frigorifer, furrë, kondicioner etj.) – redukton konsumin e energjisë elektrike.

Veçantia e Eko kredisë:

  • Afati i kthimit deri në 120 muaj
  • Përfitoni norma të volitshme të interesit

Shembull
Nëse një familje posedon shtëpi  dykatëshe me gjithsej 200 m2, shtëpi e ndërtuar me tulla me trashësi prej 25 cm dhe nuk ka izolim të jashtëm. Për ngrohje familja përdor  një stufë me dru për dhomën e ndejës dhe dy nxehëse elektrike për dhomat e tjera.
Sugjerimi i investimit në vijim do të ndikojë në rritje të komoditetit në shtëpi dhe zvogëlon shpenzimet e energjisë:

  • Termoizolimi i murit të jashtëm të shtëpisë me stiropor 8cm trashësi
  • Termoizolimi i kulmit të shtëpisë me lesh xhami 10cm
  • Instalimi i dritareve termoizoluese


Çmimi total i investimit: 11.100 €
Shih krahasimin më poshtë:

               Para investimit                   Pas investimit 
Shpenzimet e energjisë elektrike gjatë një viti 36800 kW/h 23400 kW/h
Shpenzimet për dru gjatë një viti 10.5m3 dru 5.6m3 dru

Eko kredi për renovim të banesës/shtëpisë ia vlen sepse rrit komoditetin në shtëpinë/banesën tuaj dhe investimi do t’ju shpërblejë dyfish:

  • Kurseni energji
  • Kurseni para

Shënim: Kursimet janë llogaritur përafërsisht, pasi ndryshojnë, varësisht nga tipi i produktit, marka, cilësia si dhe çmimet e energjisë elektrike.
Për çfarëdo lloj pyetje rreth shërbimit apo investimeve  që mendoni se do të kontribuonin në rehatinë tuaj, mund të kontaktoni këshilltarët për klientë privatë  nga ProCredi  Bank apo edhe të aplikoni Online.

Kursimi