m-Banking

Versioni mobil i e-Banking është shërbim i cili ju mundëson qasje në llogaritë tuaja dhe operim më të lehtë më të, përmes faqes së dizajnuar enkas për përdorim përmes ekraneve "touch" të smartphone-ave dhe telefonave tjerë me qasje në internet.

 Kush mund të pajiset me m-Banking?

Të gjithë klientët që kanë telefon me qasje në internet dhe një kontratë e-Banking në ProCredit Bank.

 Cilat janë përfitimet për përdorimin e m-Banking?

  • Përdorim i lehtë përmes ekraneve "touch".
  • Qasje në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
  • Shikimi i bilancit dhe lëvizjeve në llogarinë tuaj
  • Ekzekutimi i transferteve ndërbankare
  • Ekzekutimi i transferteve kombëtare (tek bankat tjera në Kosovë)
  • Shikimi i pasqyrës së transaksioneve të fundit përmes e-Banking
  • Shikimi i pasqyrës për të gjitha transaksionet që i keni bërë përmes bankës tonë

Si të qasemi tek versioni mobil?
Qasja mundësohet përmes linkut: https://ebanking.procreditbank-kos.com/Mobile/User/LogOn

Cili është dallimi në mes të versionit mobil dhe atij desktop të e-Banking?
Qasja në versionin mobil mund të bëhet vetëm me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimit, për dallim nga versioni desktop ku kyçja nuk lejohet pa shënuar vlerën e tokenit.

Për përdorim të zgjeruar të shërbimit e-Banking, mjafton të klikoni tek butoni "Versioni Desktop".

Si të shtoni ikonën e versionit mobil tek lista e aplikacioneve në telefonin tuaj?
Pasi  të jeni qasur në linkun për versionin mobil të e-Banking, varësisht prej aplikacionit që posedoni përcillni hapat e mëposhtëm:

iPhone:

> Add to Home Screen > Add

Android (4.0+):

Menu > Save to Bookmarks > Add to: Home Screen > OK

Siguria?
Qasja në versionin mobil të e-Banking është e siguruar përmes fjalëkalimit të cilin e posedoni vetëm ju, ndërsa siguria e mjeteve tuaja është e mbrojtur me RSA securID ku për çdo lloj transferti të iniciuar nga ky version, shënimi i vlerës së tokenit është i domosdoshëm.

Qasje dhe përdorimi i këtij versioni është pa pagesë shtesë.

Për informata shtesë në lidhje me m-Banking kontaktoni qendrën e thirrjes  049/038 555 555, apo drejtohuni në degën më të afërt të ProCredit Bank.