Njoftim

2/26/2021

Të nderuar klientë, 

Banka ProCredit ju njofton se nga data 31 mars 2021, këto pikat e mëposhtme shërbyese do të mbyllen përderisa të gjitha shërbimet bankare mund ti realizoni shpejt dhe sigurt përmes kanaleve tona digjitale si e-Banking, Aplikacioni Mobil, Kartela, SMS Shërbimet etj. 
 

•    Ferizaj SP - Rr. Vëllezërit Gërvalla, - 70000
•    Gjakova SP - Rr. Nëna Terezë nr. 328 - 50000
•    Gjilan SP - Rr. Medlin Olbrajt p.n. - 60000
•    Peje SP - Sheshi I 3 Hernjëve (ish Hotel Korzo) p.n. - 30000
•    Prishtine SP - Rr. Xhorxh Bush nr. 26 - 10000
•    Prishtine SP - Bregu I Diellit - Qendra Tregtare p.n. - 10000
•    Prizren SP -  Rr. Besim Shala pn. 10000


Njëkohësisht, ju rikujtojmë se për tërheqje dhe deponime ju mund të shfrytëzoni bankomatet tjera të Bankës ProCredit. Gjithashtu, ju mund të bëni edhe 5 tërheqje në muaj në të gjithë bankomatet e bankave tjera në Kosovë si dhe të tërhiqni kesh nga dyqanet apo marketet pasi të keni paguar me kartelë. Për të gjitha këto shërbime nuk aplikohet komision shtesë. 

Për caktim të takimit me këshilltarë për klientë, mund të aplikoni këtu.

Për shërbime, ju mund të aplikoni online këtu.

Lokacionet e bankomateve/Zonave 24/7 të bankës ProCredit mund ti gjeni këtu.

Lista e dyqaneve për tërheqje, gjej  këtu.

Për çdo informatë shtesë, ju mund të na kontaktoni në qendrën tonë të kontaktit: 038 555 555; 049 555 555.

Me respekt, 
Banka ProCredit