Një mënyrë e lehtë, e sigurt dhe private për të paguar.
Apple Pay ju mundëson të bëni blerje me kartelën tuaj të bankës ProCredit duke përdorur çdo pajisje Apple — sikurse me kartelën tuaj fizike — në dyqane, online dhe në aplikacione.
Apple Pay në një. Apple Pay në të gjitha.
Apple Pay pranohet nga miliona tregtarë anembanë botës. Vetëm kërkoni simbolin e pagesës pa kontakt te arka dhe paguani me kartelën tuaj të bankës ProCredit.
Për të përfunduar pagesën me Apple Pay nëse jeni në kompjuter, por nuk jeni duke e përdorur shfletuesin Safari ose një kompjuter Mac, klikoni butonin dhe skanoni me iPhone-in tuaj kodin që shfaqet në ekran.
Blini në dyqane. Online. Ose në aplikacione.
Apple Pay pranohet nga miliona tregtarë anembanë botës. Vetëm kërkoni simbolin e pagesës pa kontakt te arka dhe paguani me kartelën tuaj të bankës ProCredit. Për të përfunduar pagesën me Apple Pay nëse jeni në kompjuter, por nuk jeni duke e përdorur shfletuesin Safari ose një kompjuter Mac, klikoni butonin dhe skanoni me iPhone-in tuaj kodin që shfaqet në ekran.
Shtoni kartelën tuaj të bankës ProCredit në vetëm disa hapa.
1
Hapni “Apple Wallet” në iPhone-in tuaj.
2
Shtypni butonin Shto (+), pastaj shtypni “Debit” ose “Credit Card”.
3
Ndiqni hapat në ekran për të shtuar kartelë të re.
Mësoni më shumë rreth përdorimit të Apple Pay.
Përfitimet nga kartela që e doni. Me Apple Pay.
Kur e përdorni kartelën tuaj të bankës ProCredit me Apple Pay, ju do të përfitoni shpërblimet që i doni — njëjtë sikurse me kartelën tuaj fizike.
Pyetjet më të shpeshta
Si ta përdor Apple Pay?
Në dyqan
Me iPhone, klikoni dy herë butonin anësor ose butonin “Home”, verifikoni me Face ID, Touch ID ose me kod, pastaj mbajeni pajisjen pranë lexuesit për të paguar. Me Apple Watch, vetëm klikoni dy herë butonin anësor, pastaj mbajeni pajisjen pranë lexuesit për ta përfunduar blerjen.
Online ose në aplikacion
Kur blini online ose në aplikacione, shtypni butonin Apple Pay, konfirmoni të dhënat tuaja të faturimit dhe adresës, pastaj bëni verifikimin me Face ID, Touch ID ose me kod.
Sa është i sigurt Apple Pay?
Apple Pay përdor veçoritë e sigurisë të integruara në pajisjen tuaj Apple, duke përfshirë Face ID dhe Touch ID — të cilat janë të dizajnuara asisioji që vetëm ju të mund t’i autorizoni pagesat.
Si ta konfiguroj Apple Pay?
Të gjitha produktet
Për të filluar, hapni kuletën “Apple Wallet” në iPhone-in ose në Apple Watch-in tuaj, ose zgjidhni "Wallet & Apple Pay” në “System Preferences” në iPad ose Mac.
Kur filloni nga aplikacioni i partnerit
Për të filluar, hapni aplikacionin e bankës suaj dhe ndiqni udhëzimet.
Deklarata e mohimit ligjor
Apple Pay në më shumë shfletues: Në dispozicion me tregtarët partnerë në shfletues kompatibil. Shfletuesit kompatibil kërkojnë mbështetje për “WebSocket”. Kjo veçori nuk është në dispozicion në të gjitha tregjet. Zbatohen kërkesat e softuerit. Që të siguroheni se i keni të gjitha veçoritë e këtij produkti, përditësoni iPhone-in ose iPad-in tuaj me versionin më të fundit të softuerit.
Paguani me këste në Apple Pay: Kreditë nuk ofrohen nga Apple. Kjo i nënshtrohet kritereve të pranueshmërisë dhe miratimit. Nuk është në dispozicion në të gjitha tregjet dhe mund të mos jetë në dispozicion për të gjitha llojet e blerjeve, si p.sh. për abonime dhe transaksione që përsëriten. Është në dispozicion me Apple Pay online dhe në aplikacione, në iPhone ose iPad. Nuk është në dispozicion në dyqane. Zbatohen kërkesat e softuerit. Mund të zbatohen kushte shtesë. Additional terms may apply.Për më shumë hollësi lidhur me pranueshmërinë dhe veçoritë, shihni support.apple.com/120479.
Paguani me shpërblime në Apple Pay: Shpërblimet ofrohen nga kartela juaj. Shuma e plotë e transaksionit do t’i ngarkohet kartelës suaj në momentin e blerjes dhe deklarata e kreditimit për shumën e shpërblimit të përfituar do të aplikohet në llogarinë tuaj më vonë. Kjo veçori i nënshtrohet kritereve të pranueshmërisë, nuk është në dispozicion në të gjitha tregjet dhe mund të mos jetë në dispozicion për të gjitha llojet e blerjeve, si p.sh. Për abonime dhe transaksione që përsëriten. Bilanci juaj i shpërblimeve dhe të dhënat e tjera të shfaqura në kuletë mund të vonohen për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë edhe shërbimin e internetit. Kjo veçori është në dispozicion vetëm online dhe në aplikacione, në iPhone ose iPad. Nuk është në dispozicion në dyqane. . Për më shumë hollësi për pranueshmërinë dhe veçoritë e tjera, shihni support.apple.com/120479.
Apple Pay është një shërbim që ofrohet nga Apple Payments Services LLC, një filial i Apple Inc. As Apple Inc. e as Apple Payments Services LLC nuk janë bankë. Çdo kartelë e përdorur në Apple Pay ofrohet nga emetuesi i kartelës.
Për të përdorur Apple Pay ju duhet të keni një kartelë që përkrahet nga një emetues kartelash partner. Për ta verifikuar nëse kartela juaj është kompatibile me Apple Pay, kontaktoni emetuesin e kartelës tuaj.
Veçoritë mund të ndryshojnë. Disa veçori, aplikacione dhe shërbime mund të mos jenë në dispozicion në të gjitha rajonet ose në të gjitha gjuhët dhe mund të kërkojnë harduer dhe softuer specifik. Për më shumë informata, apple.com/ios/feature-availability/#apple-pay