Sistemi i sinjalizimit

Etika e biznesit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Ankesa
  • Pajtueshmëria
  • Sistemi i sinjalizimit
  • Publikimet financiare

Banka Procredit është e përkushtuar që të jetë bankë e përgjegjshme me vlera etike e udhëhequr nga parimet e orientuara në zhvillim të shoqerisë ku operon. Koncepti ynë i zhvillimit, i rrënjosur thellësisht në parimin e dinjitetit njerëzor, nënkupton (dhe kërkon) zbatimin e parimeve shumë të rrepta etike të vendosura nga vetë banka, të cilat shkojnë përtej pajtueshmërisë me kornizën ligjore dhe rregullative. Këto parime përbëjnë thelbin e misionit dhe të vlerave korporative, por ato mund të jetësohen vetëm nëse transmetohen, kuptohen dhe pranohen nga të gjithë punonjësit si dhe nga palët e tjera të jashtme me të cilat bashkëpunojmë.

Siç u theksua më sipër, ne jemi të përkushtuar fuqimisht që gjatë punës sonë të identifikojmë dhe të parandalojmë çfarëdo veprime të mundshme joligjore, mashtruese ose jo-etike dhe t’i mbikqyrim të njëjtat nga afër deri në zgjidhjen e tyre përfundimtare. Një nga mjetet që mundëson përmbushjen e kësaj objektive është sistemi i sinjalizimit, përmes së cilit punonjësit ose publiku i gjerë mund të paraqesin informata në lidhje me dyshimet e tyre për mashtrim ose shkelje të tjera etike dhe legjislative, përfshirë edhe shqetësimet mjedisore dhe shoqërore.

Ne inkurajojmë çdo punonjës të bankës ProCredit, çdo klient si dhe publikun e gjerë, që të paraqesin shqetësimet/dyshimet e tyre dhe të raportojnë përmes sistemit të sinjalizimit duke e treguar emrin e tyre apo në mënyrë anonime në adresën e e-mailit: KOS.WhistleBlowing@procredit-group.com. Çështjet e ngritura do të pranohen dhe trajtohen nga anëtarët e Bordit Menaxhues, Udhëheqësi i Auditimit të Brendshëm dhe Udhëheqësi i Pajtueshmërisë.

Ne çmojmë komunikimin e hapur dhe ju inkurajojmë që të paraqisni dyshimet e juaj duke treguar emrin dhe kontaktin tuaj në mënyrë që të mund t’ju kontaktojmë, nëse është e nevojshme. Sidoqoftë, nëse ju zgjedhni të qëndroni anonim, ne e kuptojmë dhe respektojmë plotësisht këtë. Pavarësisht nga zgjedhja juaj, ju sigurojmë se çështja e raportuar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me interesat legjitime të të gjitha palëve të përfshira, deri në masën e lejuar me ligj.