Deponimi i parave kesh mbi EUR 10,000

Shërbimet përmes bankomatit

Bizneset të cilat kanë qarkullim ditor më të madh se 10,000 EUR mund të depozitojnë qarkullimin e tyre në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor (dropbox) të cilat janë të vendosura në disa Zona 24/7– për të cilat paraprakisht nevojitet kontratë nga banka.

Me kontratë klientit i përcaktohen kushtet si më poshtë:

  • Klienti pajiset me një kartelë që i lejon qasje në disa nga kasafortat e deponimit të përcaktuar nga vet klienti
  • Klienti pranon qeset plastike për deponim dhe format e deponimit ‘Mandat arkëtimi’ dhe ‘forma për deklarimin e prejardhjes së mjeteve’
  • Caktimi i limitit ditor të deponimit

Paratë e gatshme të deponuara duhet të futen në qeset plastike (të marra nga banka) të parapërgatitura nga klienti, të cilat fizikisht kontrollohen, rinumërohen nga zyrtarët e bankës si dhe kreditohen në llogarinë e klientit. Për të shfrytëzuar këtë shërbim, bizneseve ju ofrohet një kartelë e aksesit e cila duhet të lexohet tek "lexuesi" i cili është i vendosur në anën e djathë të kasafortës së deponimit.

Ndiqni videon më poshtë si të realizohet deponimi përmes kasafortës për deponim.

Video udhëzuese: Kasaforta për deponim të pazarit ditor