Bonot dhe obligacionet qeveritare të Republikës së Kosovës

Shërbimet përmes bankomatit

Bonot e Thesarit – janë letra me vlerë afatshkurtra, të cilat maturojnë (përfundojnë) në më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg. Ato emetohen me afate maturimi: 3 mujor, 6 mujor dhe 1 vjet. Bonot e Thesarit blihen me një çmim i cili është më i ultë se sa vlera nominale e tyre në maturim; kur ato maturojnë, qeveria paguan vlerën nominale të tyre. Interesi i marrë nga ato paraqet diferencën në mes të çmimit të blerjes dhe çmimit nominal që qeveria e paguan në datën e maturimit.

Obligacionet Qeveritare – janë letra me vlerë afatgjata, të cilat maturojnë në afat më të gjatë se 1 vit. Kur një investitor blen këto letra me vlerë, ata në fakt i japin kredi shtetit, nga i cili investim ata përfitojnë interes periodik (në një apo më shumë data të caktuara përgjatë vitit) në formë të kuponëve të interesit. Ndërsa në datën e maturimit të obligacionit, investitorët marrin shumën e plotë të investuar në fillim.

Si mund të blihen Letrat me Vlerë të Qeverisë?

  • Përmes Tregut Primar: Klientët përmes bankave të cilat janë Akter Primar mund të blejnë letra me vlerë të qeverisë drejtpërdrejt në ankand.
  • Përmes Tregut Sekondar: Klientët të cilët janë mbajtës të letrave me vlerë të Qeverisë mund ti tregtojnë ato në mes veti.

Në të dy rastet transaksioni duhet të realizohet përmes bankave të cilat janë Akter Primar.

Mundësia e blerjes përmes Bankës ProCredit:

  • Klientët duhet që patjetër para së të aplikojë për ndonjë ankand të caktuar, të bëjë hapjen e një llogarije Bono me Bankën ProCredit, e cila është e kushtëzuar/ndërlidhur me llogarinë rrjedhëse të klientit;
  • Klientët duhet të paraqiten në një nga degët ofruese të këtij shërbimi dhe të paraqes kërkesën e tij për pjesëmarrje në një ankand të letrave me vlerë;
  • Llogaria Bono duhet të shfrytëzohet nga klientët vetëm për transferimin e fondeve të nevojshme dhe të mjaftueshme me rastin e mbajtjes së një ankandi të letrave me vlerë (apo kur ai dëshiron të blejë një letër me vlerë në tregun sekondar) për të cilin ankand ai paraprakisht ka aplikuar në degë;
  • Pasi të përmbyllet ankandi, klienti merr informatën nga Banka ProCredit për rezultatin në ankandin e mbajtur.
  • Në rast të realizimit të një investimi, fondet e klientit do të mbahen nga Ministria e Financave deri në ditën e maturimit të atij instrumenti, dhe në ditën e investimit llogaria e tij Bono do të kreditohet me vlerën relevante nominale.

Shembull se si funksionon blerja e një Letre me Vlerë:
Vlera për tu investuar: EUR 100,000.
Interesi vjetor 1.5%
Ditët e investimit: 182 dite (Bono thesari 6 mujore)
Çmimi i blerjes: 100,000 / (1+ 1.5 % /365*182) = 99,257.61EUR

Në ditën e investimit klientit i bllokohen apo i kalojnë në Ministrin e Financave 99,257.61 EUR dhe ne ditën e maturimit klienti kreditohet për vlerën EUR 100,000. Interesi i fituar për ketë investim për klientin është 742.39 EUR. (100,000 EUR – 99,257.61EUR = 742.39EUR). Informatat në lidhje me shpalljen dhe rezultatin e ankandeve të Letrave me vlerë të Kosovës mund t’i gjeni këtu.

Për informata më të detajuara sa i përket shërbimeve të Letra me Vlerë Qeveritare përmes Bankës ProCredit, ju lutem na kontaktoni drejtpërdrejt në numrin e telefonit: + 381 (0) 38 555 777 ext. 55228 dhe ext 55226.