Bordi menaxhues

Raportet tremujore
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Ankesa
  • Pajtueshmëria
  • Sistemi i sinjalizimit
  • Publikimet financiare

Visar Paçarada – Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit Menaxhues në ProCredit Bank Kosovë

Z. Paçarada është emëruar Kryeshef Ekzekutiv në ProCredit Bank Kosovë që nga korriku 2024. Në korrik 2023, z. Paçarada u emëruar në pozitën Kryeshef Ekzekutiv i Përkohshëm në ProCredit Bank Kosovë, dhe emëruar në pozitën si Anëtar i Bordit Menaxhues në ProCredit Bank Kosovë në maj 2019.

Aktualisht ai është përgjegjës për sektorët si: Divizioni për Klientët e Biznesit të NVM-ve, Divizioni për Klientët Privatë/Retail, Marketing, Thesarin, Departmenti i AML/CFT, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit, Prokurimin, Qëndrueshmëria, Funksioni i Sigurisë së Informacionit, si dhe njësia Validimi i Modelit të Riskut.

Z. Paçarada u bë pjesë e bankës ProCredit në Dhjetor të vitit 2007. Në vitin 2011 u emërua si Koordinator për Vlerësimin e Rrezikut Kreditor ndërsa në vitin 2012 u bë Udhëheqës i Njësisë së Kredidhënies për Klient të Mesëm në kuadër të Departamentit të Biznesit. Në maj 2014 u emërua Udhëheqës i Departamentit për Sektorin e Biznesit të Mesëm dhe tutje duke vazhduar si Udhëheqës në Departamentin e Klientëve të Biznesit (SME – NVM) nga nëntori i vitit 2016.

Z. Paçarada është diplomuar në Universitetin e Westminster të Londrës, në drejtimin e Menaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar dhe gjithashtu ne vitin 2016 ka përfunduar studimet në ProCredit Akademinë e Menaxhmentit në Furth, Gjermani.

Bejtë Cakaj - Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit Menaxhues në ProCredit Bank Kosovë

Z. Cakaj është emëruar Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në ProCredit Bank Kosovë që nga korriku 2024, dhe emëruar në pozitën si Anëtar i Bordit Menaxhues në ProCredit Bank Kosovë në maj 2019.

Ai aktualisht është përgjegjës për sektorët si Rreziku i Kredisë, Kanalet Digjitale dhe Mbështetja e Biznesit, Financa dhe Sistemi i Informacionit Menaxhues, Pagesat dhe Zyra Mbështetëse, Teknologjia e Informacionit (IT) kontraktues i jashtëm, Vlerësimi i Kolateralit dhe Shërbimet e Brendshme.

Z. Cakaj u bë pjesë e bankës ProCredit në Kosovë në vitin 2009. Në vitin 2012 u emërua si Koordinatori i Vlerësimit të Rrezikut Kreditor. Ne vitin 2013 Z.Cakaj përfundoi programin për këmbim të përvojës ku për një periudhe një vjeçare punoi ne Departamentin e Vlerësimit të Rrezikut Kreditor te ProCredit Holding me seli në Frankfurt. Në Gusht 2016 u emërua si Zëvendës Udhëheqës i Departamentit të Rrezikut Kreditor. Në shtator 2017 u emërua Zyrtar i Pajtueshmërisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, kurse në nëntor të 2018 u emërua si udhëheqës i Departamentit për Vlerësimin e Rrezikut Kreditor.

Z. Cakaj është diplomuar në Universitetin Amerikan në Kosovë në drejtimin e Menaxhimit të Biznesit, momentalisht vazhdon studimet pasuniversitare në drejtimin Banka dhe Menaxhim Financiar në Universitetin e Lubjanës në Prishtinë. Në dhjetor 2017, Z.Cakaj përfundoi studimet në ProCredit Akademinë e Menaxhmentit në Furth, Gjermani.