Aplikimi për kontestim të tansaksioneve bëhet në rastet kur dyshoni se kartela juaj është keqpërdorur nga një palë e tretë apo keni ndonjë pakënaqësi në lidhje me ndonjë produkt apo shërbim të cilin tashmë veç e keni paguar me kartelë dhe dëshironi që mjetet të ju kthehen mbrapa.
Nëse dëshironi të kontestoni një apo më shumë transaksione atëherë duhet të plotësoni formularin online ku kërkohen të dhëna lidhur me ankesën tuaj. Ju rekomandojmë të bazoheni në udhëzimet për plotësimin e formularit në mënyrë që të evitohen gabimet eventuale.
Varësisht nga lloji i ankesës ekzistojnë afate të ndryshme kohore të përcaktuara nga rregulloret e Mastercard dhe Visa sipas të cilave bëhet shqyrtimi i ankesave, por në gjitha rastet minimumi i kohës për trajtim të ankesave është 45 ditë.
Pasi që të përfundoni aplikimin online, për pjesën tjetër të procesit do të njoftoheni përmes email-it.
Për rastet e keqpërdorimit të kartelës sigurohuni se kartela nuk është shfrytëzuar nga ju, një anëtar i familjes apo ndonjë person tjetër të cilit i keni dhënë informatat e kartelës me vullnetin tuaj.