Në një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë, banka ProCredit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës. Kjo marrëveshje synon të u ofrojë dhe më shumë mundësi financimi bizneseve të kësaj fushe, të cilat kanë shfaqur potencial të madh për ekonominë Kosovare.
Përmes kësaj marrëveshje, banka ofron kushte preferenciale që do të ndihmojnë në përmirësimin e kapaciteteve operacionale të këtyre bizneseve. Ky bashkëpunim inkurajon inovacionin dhe përdorimin e përgjegjshëm të resurseve natyrore, duke kontribuar në një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të drurit.
Përfitues të këtij memorandumi nuk do të jenë vetëm bizneset që janë pjesë e shoqatës, por edhe punonjësit e këtyre bizneseve. Duke ofruar kushte preferenciale dhe shërbime moderne bankare për punonjësit, banka dëshmon përkushtimin e saj ndaj të gjitha grupeve shoqërore.
Banka ProCredit është e përkushtuar për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe inovativ për bizneset e këtij sektori, duke ofruar mbështetje financiare dhe këshilla të vlefshme të cilat u garantojnë atyre sukses të mëtutjeshëm.
Lehtë për ty!