Në vazhdën e shërbimeve inovative që Banka ProCredit sjell për klientët e vet, tani po shtohet edhe shërbimi i pagesave të faturave të doganës përmes SMS-it !
Duke hequr nevojën për procesimin tradicional të faturave doganore, ky shërbim modern dhe efikas mundëson që pagesat për doganën të kryhen çdo ditë të javës, veç përmes një SMS-i!
Është pikërisht kjo e veçanta e këtij shërbimi! Edhe nëse kamionët të kanë ngecur në doganë, një SMS i shpejtë mund t'i lëshojë ato menjëherë.
E më e mira është që ti mund të bësh pagesa në çdo kohë, 24/7. Kështu, edhe në rast se ke harruar një faturë, me një SMS të thjeshtë sigurohesh që mallrat të të mos vonohen kurrë.
Këtë shërbim mund ta përdorin si klientët privatë, ashtu edhe bizneset. Në rastet e bizneseve, personi që kryen pagesën duhet të jetë i autorizuar në llogari të biznesit përkatës.
Është shumë e rëndësishme që gjatë përpilimit të kontratës për këtë shërbim, numri i telefonit dhe informacionet e tjera të jenë të sakta dhe të përditësuara në profilin tënd në bankë.
Fillo të shijosh rehatinë e pagesave për doganën sot, me ProCredit-in!
Lehtë për ty!