Në Bankën ProCredit, ruajtjen e mjedisit e kemi prioritet. Andaj, banka asnjëherë nuk rri duarkryq karshi problematikave mjedisore.
Që nga themelimi i vet e deri tash, Banka ProCredit i ka qëndruar mike besnike mjedisit, me nisma dhe produkte financiare të gjelbra, që kanë kontribuar direkt apo indirekt në mbrojtjen e mjedisit. Tani, këto nisma kulmojnë me qëllimin e përbashkët të Grupit ProCredit për arritjen e Net Zero deri në vitin 2050. Net Zero synon balancimin e sasisë së gazrave serrë të emetuara në atmosferë. Për ta arritur këtë qëllim, grupi ka përpiluar edhe një strategji konkrete të veprimit, të cilën Banka ProCredit në Kosovë e ndjek me shumë përpikëri.
Në harmoni të plotë me këtë strategji, si dhe me Marrëveshjen e Parisit që synon të ndalë hovin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, për arritjen e Net Zero, Banka ProCredit ka ndërmarrë hapa shumë të rëndësishëm të cilët i ka detajuar në raportin e ndikimit të vitit 2023.
Në kuadër të kësaj strategjie ka nisur edhe trajnimi ‘Rruga drejt Net Zero’ për të gjithë stafin e bankës. Ky trajnim synon vetëdijësimin e vazhdueshëm për mbrojtjen e mjedisit.
Duke marrë parasysh se sektori financiar luan rol jo pak të rëndësishëm në përpjekjet globale drejt një të ardhmeje më të gjelbër, Banka ProCredit po organizon një sesion trajnimi njëditor të titulluar "Rruga drejt Net Zero " për të gjithë stafin e vet. Trajnimi vjen si vazhdimësi e shumë nismave të tjera dhe del përtej një trajnimi të zakonshëm. Ai ka për synim edukimin e punonjësve se si aktivitetet e tyre të përditshme ndikojnë në mjedis dhe se si ndryshimet e vogla kontribuojnë drejt një të ardhmeje më të pastër.
Përmes aktiviteteve të ndryshme si lojëra dhe punë në grup, trajnimi “Rruga drejt Net Zero” pasqyron qartë dhe në praktikë se si parimet e arritjes së emetimeve neto zero përmirësojnë jetën e të gjithëve dhe gjithashtu kontribuojnë në objektivat e përgjithshme të qëndrueshmërisë së bankës.
Duke e vetëdijësuar stafin e vet sot, Banka ProCredit po mbjell një frymë të shëndetshme pune. Një trajnim si ky për çështje kritike si ndryshimet klimatike dhe rruga drejt një ekonomie dhe shoqërie Net Zero ndërton bazë të fortë për brezin e ri të fuqisë punëtore, me potencialin për të bërë ndryshimin drejt një planeti më të pastër. Në të njëjtën kohë, trajnime të tilla unike e pozicionojnë bankën si punëdhënëse tërheqëse për talentet e rinj të cilët janë të dhënë pas kauzës së mbrojtjes së natyrës.
Që nga revolucioni industrial, ndryshimet klimatike po rëndojnë jetën e secilit, duke i bërë mëse të nevojshme veprimet urgjente ndaj këtyre ndryshimeve. E vërteta qëndron se gjendja për gjeneratat në vijim mund të përmirësohet dhe Banka ProCredit veçse ka filluar ndryshimin.
Trajnimi “Rruga drejt Net Zero” është vetëm një nga nismat e shumta dhe investimet e menduara mirë nga të cilat përfitojnë punonjësit, organizata dhe planeti. Ato dëshmojnë rëndësinë e aspektit të qëndrueshmërisë në Bankën ProCredit si vend modern i punës dhe si dhe krijojnë modelin edhe për institucionet e tjera.
Për ty dhe mjedisin!