Bazuar në njoftimet paraprake në lidhje me ndryshimet e çmimeve si dhe aplikimin e komisionit për shërbime bankare, komision ky i cili përfshinë disa shërbime të nevojshme për të operuar me llogaritë tuaja që mundësojnë bankimin direkt me bankën ProCredit, ju njoftojmë se ky komision do të aplikohet nga muaji Gusht 2017.
Përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga Këshilltarët tanë për Klientë dhe benefiteve të shumta përmes bankimit direkt, respektivisht Zonave 24/7 dhe e-Banking 24/7, komisioni për shërbime bankare përfshin edhe:
*Deri më tani klientët kanë paguar individualisht për secilin nga këto shërbime. Tani, duke filluar nga muaji Gusht 2017, individët apo personat fizikë, sipas çmimores së re do të paguajnë vetëm një komision mujor në vlerë prej EUR/USD 2.00 (dy), kurse klientët e biznesit do të paguajnë një komision mujor në vlerë prej EUR/USD/CHF 5.00 (pesë), varësisht nga valuta e llogarisë për të gjitha këto shërbime.
Klientët e bankës ProCredit janë të inkurajuar që të pajisen me këto shërbime bankare, të cilat janë të nevojshme për të operuar me llogaritë e tyre bankare 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, sipas konceptit të bankimit direkt.
Bankimi direkt, ku shërbimet bankare ofrohen përmes kanaleve elektronike, është një standard tashmë i dëshmuar në mbarë botën. Banka ProCredit është banka e parë në Kosovë që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë teknologji të reja të bankimit, duke promovuar një ekonomi të formalizuar dhe moderne me sa më pak pagesa në para të gatshme.
Për më shumë informata, të gjithë klientët e bankës ProCredit mund të drejtohen në degët tona ose të kontaktojnë Qendrën e Kontaktit në numrat e telefonit 038 555 555 dhe 049 555 555.
Banka ProCredit ju falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju fton në bashkëpunim të mëtutjeshëm!
Pyetje dhe Përgjigje të shpeshta
Po, të gjithë klientët e bankës ProCredit, duhet të jenë të pajisur më këto shërbime në mënyrë që të mund të përfitojnë nga mundësia e bankimit 24 orë në 7 ditë të javës.
Komisioni mujor do të aplikohet pavarësisht shërbimeve që ju vendosni t'i merrni. Andaj banka fuqishëm ju inkurajon që të përfitoni nga kjo mundësi dhe të pajiseni me gjithë setin e shërbimeve bankare në mënyrë që të bëni bankim të pavarur 24 orë dhe 7 ditë në javë, duke mos u limituar nga orari zyrtar i bankës.
Kur një shërbim skadon (e-banking, kartela, kodi) ju nuk do paguani komision për aplikim të shërbimit të ri, mirëpo në rastet kur shërbimi ka validitet por për çfarëdo arsye ju nuk e posedoni më atë shërbim, atëherë ju duhet të paguani për shërbimin e ri sipas çmimores ne fuqi.
Tërheqje nga llogaria rrjedhëse, deponim ne llogarinë rrjedhëse (në shumicën e lokacioneve), kontrollimi i bilancit të llogarisë, aplikimi për I-Pin, ndryshimi i Pin-it dhe raporti për 10 transaksionet e fundit. Të gjitha këto shërbime ofrohen 24/7.
Shërbimet për llogarinë e kursimit do të realizohen vetëm përmes platformës e-Banking, duke transferuar mjetet nga llogaria e kursimit në atë rrjedhëse, pa pagesë.
Ju duhet të hapni një llogari rrjedhëse dhe të pajiseni me të gjitha shërbimet adekuate ku ju do të mund të keni qasje 24/7 dhe pa pagesa shtesë, edhe në llogarinë e fëmiut në të cilën jeni i/e autorizuar.
Banka jonë nuk ofron kartela të reja të kreditit duke filluar nga 01.06.2017, mirëpo kartela aktuale e debitit të cilën ju e posedoni do të ketë funksionin e njëjtë sikurse ajo e kreditit përmes së cilës ju do të mund të realizoni pagesa pa problem, përfshirë shumicën e pagesave online. Meqë në kartelën tuaj të kreditit keni pasur limit shtesë shpenzues, atëherë nëse keni nevojë dhe dëshironi, limiti mund të konvertohet në Fonde Fleksi (mbitërheqje në llogarinë rrjedhëse) konform politikës sonë të kreditimit për klientë privatë.
Sidoqoftë, në rastet kur mund të hasni në ndonjë problem eventual gjatë përdorimit të kartelës së debitit apo keni nevojë për sqarime shtese, ju lutem të kontaktoni Qendrën e Kontaktit apo vizitoni degën më të afërt për asistencë të mëtutjeshme.