Dritarja Gratë në Biznes

8/10/2023

Banka ProCredit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për garancinë kreditore e cila ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.

CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN? 

Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto:

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
  • NMVM-të në pronësi ose në bashkëpronësi nga më së paku një grua ose të udhëhiqet nga të paktën një grua në një pozicion ekzekutiv,
  • NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit,
  • Një huamarrës/biznes i  kualifikuar duhet të jetë të paktën në pronësi të një qytetare je banore të përhershme të Kosovës,
  • NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.

CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA PËR GRATË NË BIZNES? 

Kreditë e kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Gratë në Biznes:

  • Shuma minimale e kredisë është EUR 3,000,
  • Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR,
  • Shuma maksimale e garancisë është 35,000 EUR,
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj,
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

E veçanta e kësaj dritare është se, përpos komponentit financiar, do të ofrojë edhe komponentin jofinanciar ose programin e asistencës teknike për gratë në biznes të cilat do të mbështeten në aspektin e:

  • Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Gratë në biznes, ju lutemi klikoni këtu:

Aplikoni për kredi këtu!

Shembull per orientim:

Kredia

50,000Eur

Periudha e kthimit të kredisë

48 muaj

Norma vjetore nominale 

8.60%

Shpenzimet administrative 

0.50%

Norma vjetore efektive e interesit

9.22%