Fitch Ratings ka përmirësuar Vlerësimin e Rrezikut të Mospagimit nga Emetuesi Afatgjatë (Long-Term Issuer Default Rating (IDR)) për Bankën ProCredit në Kosovë (PCBK) nga 'BB' në 'BB+'. Pritja për të ardhmen është përcaktuar E Qëndrueshme. Vlerësimi për Mbështetjen nga Aksionarët (Shareholder Support Rating (SSR)) për PCBK-në gjithashtu është përmirësuar nga 'bb' në 'bb+'. Vlerësimi i Rrezikut të Mospagimit nga Emetuesi Afatshkurtër (Short-Term Issuer Default Rating) është rikonfirmuar në 'B'.
Banka ProCredit SH.A mbetet e vetmja bankë në vend që është vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme nga Fitch për shumë vite. Këtë vit, vlerësimi ndjek vlerësimin e dhënë për Vlerësimin Rrezikut të Mospagimit nga Emetuesi në Monedhë të Huaj dhe Afatgjatë (Long-Term Foreign-Currency (LTFC) Issuer Default Rating (IDR)) të vendit prej 'BB-' me Pritje për të Ardhmen të Qëndrueshme dhe Kontrollet e Shtetit prej 'BBB-'. Kjo arritje shënon vlerësimin e parë të kreditit sovran për Kosovën, duke nënvizuar që pritja për të ardhmen është e qëndrueshme dhe ka pozicionim të favorshëm të vendit në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vlerësimi i Rrezikut i Mospagimit nga Emetuesi Afatgjatë (IDR) i PCBK-së është më i lartë sesa vlerësimi i dhënë për Kosovën, që pasqyron parashikimet e Fitch që banka do të përfitojë nga mbështetja e aksionarit te vetëm , ProCredit Holding AG (PCH; BBB/I Qëndrueshëm), edhe në rast të një situate sovrane jashtëzakonisht të tensionuar. Fitch beson se angazhimi i pronarit për filialin në Kosovë është mjaft i fortë që sjell vlerësimin me dy nivele më të mirë të bankës në krahasim me vlerësimin sovran, ndërsa rreziqet e transferimit dhe të konvertueshmërisë janë relativisht të ulëta, e pasqyruar kjo nga vlerësimi prej 'BBB-' për Kosovën në vlerësimin e Kontrolleve të Shtetit.
Vlerësimi përcaktohet përveç mbështetjes nga aksionari, edhe nga faktorë të tjerë, të tillë si: Arritje të Mira në një Treg me Rrezik të Lartë, Korniza Rreziku Prudente, Përfitueshmëri e Arsyeshme e Vazhdueshme, Françizë e Fortë në Depozita, etj.
Arritje e Mirë, Treg me Rrezik të Lartë: Vlerësimi I qëndrueshmërisë së PCBK-së pasqyron françizën e vet të fortë në vend, ekspertizën në shërbimet bankare për SME-të dhe administrimin e kujdesshëm të rrezikut, që gjen pasqyrim në cilësi aktivesh më të mirë në krahasim me sektorin bankar, si dhe përfitueshmëri të mirë, pavarësisht rreziqeve të larta të mjedisit ku vepron.
Ekonomi në Zhvillim, me Rrezik të Lartë: Vlerësimi i Fitch për mjedisin në Kosovë ku vepron banka pasqyron një ekonomi me madhësi të vogël, PBB për frymë të ulët dhe korniza rregullatore dhe ligjore më pak të zhvilluara krahasuar me vendet e ngjashme në rajon. Njëkohësisht, sektori bankar demonstron cilësi aktivesh të arsyeshme, kthime të larta dhe rezerva kapitali të mjaftueshme.
Kornizë Rreziku Prudente: Grupi ProCredit zbaton kornizën e qeverisjes së rrezikut të vetën për të gjitha filialet, duke përfshirë edhe PCBK-në, gjë e cila çon në ndjekjen e standardeve të kujdesshme të marrjes përsipër të rrezikut dhe kontrolle rigoroze të rrezikut. Kjo duhet të vlerësohet në kontekstin e mjedisit të vështirë ku vepron filiali, i cili mund të rëndojë në mundësitë që kanë bankat për të qenë fitimprurëse në mënyrë të qëndrueshme.
Cilësia e Aktiveve në Përkeqësim të Moderuar: Raporti i kredive të këqija të PCBK-së u përmirësua në 1.3% në fund të vitit 2023 (fundviti 2022: 2%) dhe është më mirë krahasuar me mesataren e sektorit prej 2%. Fitch parashikon që raporti të përkeqësohet në rreth 2% në fund të vitit 2025, ndërkohë që kujdesi në marrjen përsipër të rrezikut nga ana e bankës zbut presionin mbi kredimarrësit që krijohet prej normave më të larta të interesit. Mbulimi i kredive të këqija me fonde rezervë për humbjet nga kreditë e bankës është relativisht i lartë, duke krijuar hapësirë manovrimi për të absorbuar humbjet nga kredia në periudhë afat shkurtër.
Fitimi i Arsyeshem i Vazhdueshëm: Fitimi i PCBK-së vjen si rrjedhojë i marzhit neto të interesave që është më i madh sesa ai i bankave të krahasueshme. Raporti fitimi operativ / aktivet e peshuara me rrezikun për PCBK-në në vitin 2023 ishte i njëjtë në nivelin e lartë prej 3.2%, si rrjedhojë e normave të larta të interesit dhe rimarrje të vazhdueshme të shpenzimeve për provizionimin e kredive të këqija (LIC). Fitch parashikon që raporti të jetë i moderuar, por të mbetet në nivel të arsyeshëm, duke iu afruar 2.5% në vitin 2025 me norma interesi më të ulëta dhe shpenzime për provizionimin e kredive të këqija më të larta.
Raporti CET1 pritet të Dobësohet: Raporti i nivelit 1 të kapitalit të vet të zakonshëm për bankën (CET1) u forcua në 14.6% në fund të vitit 2023, nga 13.2% që ishte në fund të vitit 2022, gjë që pasqyron një nivel të lartë të fitimit të pashpërndarë. Fitch parashikon që raporti CET1 të bjerë në 12% në fund të vitit 2025, për shkak të pagesave të larta të dividendit dhe rritjes së kredidhënies, një nivel i cili konsiderohet se është modest për profilin e rrezikut dhe bazën e vogël të kapitalit nominal të bankës.
Françizë e Fortë në Depozita: Profili i likuiditetit dhe i financimit të bankës mbështetet nga raporti kredi / depozita që është vazhdimisht në nivel të arsyeshëm dhe në nivelet rreth 75%-80%. Fitch parashikon që PCBK të ruajë peshën e lartë në tregun e depozitave në periudhë afatmesme, ndërsa presionet nga konkurrenca dhe kalimi drejt depozitave me afat dhe për të cilat paguhet interes do të rrisë kostot e financimit. Aktivet likuide (23% e aktiveve gjithsej në fund të vitit 2023) janë të mjaftueshme.
Artikujt e plotë i gjeni në adresat më poshtë: