Hapi rrugën e suksesit fëmijës me llogarinë e kursimeve ProKid!

3/3/2025

Të gjithë e dimë se kursimi është të menduarit për të ardhmen. E kur e mendon të ardhmen, fëmijët janë ata të cilët e bëjnë atë më të ndritur.

Kursimi për fëmijët tu është investimi më i rëndësishëm që do të bësh tërë jetën, andaj si i tillë, ty të duhet një llogari e cila të ofron fleksibilitet dhe siguri të plotë.

Përgjigjja është llogaria e kursimeve ProKid, përmes të cilës ti mund të ndërtosh një themel të fortë financiar për fëmijën, që në fillim.

Fillo të kursesh sot dhe fali fëmijës liri financiare! Apliko këtu: https://procreditbank-kos.com/.../llogari-te-kursimit.../.

Përfitimet e kesaj llogarie janë:

  • Menagjim i plotë nga prindi;
  • Mirëmbajtje falas;
  • Interes që paguhet në baza mujore;
  • Deponim / tërheqje në çdo kohë dhe në çdo shumë pa ndikuar interesin;
  • Mundësi për të kursyer para për të paguar shkollimin e fëmijëve ose për arsye të tjera.

E përveç se gëzon fleksibilitet të plotë në mënyrën se si kursen, llogaria ProKid gjithashtu të jep mundësinë të vendosësh urdhërpagesa periodike automatike. Kjo do të thotë që një shumë e caktuar parash – të cilën ti e cakton paraprakisht -  do të të transferohet automatikisht nga llogaria jote rrjedhëse në llogarinë ProKid në intervale të rregullta, duke të të lehtësuar ty barrën e ndarjes së mjeteve çdo muaj.

Pra, nga llogaria jote personale rrjedhëse ti kursen dhe menagjon llogarinë e fëmijës, pa hapa shtesë apo modifikime rrugës. Thjeshtë dhe sigurtë, përmes aplikacionit mobil apo e-Banking, krejt në dorën tënde.

Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer pa e menduar dy herë dhe për të siguruar që kursimet për më të shtrenjtit tu të rriten në mënyrë të vazhdueshme.

Një llogari ProKid sot, një storie suksesi nesër!

 

Shembulli për orientim:

Llogari Kursimi

Shuma: 5,000 EUR

Periudha e kursimit

12 Muaj

Norma nominale

0.15%

Norma efektive e interesit

0.15%