A ke menduar ndonjëherë të përmirësosh izolimin e shtëpisë tënde apo të instalosh panele solare për të kursyer në faturat e energjisë?
Falë partneritetit të bankës ProCredit me programin GEFF (Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër) të BERZH-it, ti mund ta realizosh këtë dhe të kursesh deri në 20%!
Dritaret dhe dyert e dobëta nuk të prishin vetëm gjumin. Ato të shkaktojnë humbje të ngrohjes gjatë dimrit dhe lejojnë hyrjen e nxehtësisë gjatë verës. Zëvendësimi i tyre me teknologjitë efiçiente që programi GEFF rekomandon si dritaret me xham të dyfishtë është vendimi më i mirë që mund të marrësh drejt krijimit të një mjedisi të shëndetshëm në shtëpinë tënde. Jo vetëm që përmirëson efiçiencën energjetike, por gjithashtu parandalon përhapjen e lagështirës dhe mykut, që janë të dëmshme për shëndetin.
Ndërtimet e vjetra ku muret, dyshemeja ose kulmi nuk janë të izoluara, funksionojnë si termos i prishur. Ato lëshojnë nxehtësinë e cila duhet të rri brenda gjatë dimrit si dhe lejojnë vapën e verës të hy brenda. Një investim në izolimin e tyre jo vetëm që përmirëson rehatinë tënde dhe të familjes tënde, por gjithashtu ul ndjeshëm koston e energjisë.
Panelet Solare
Investimi në panele solare mund t'ju kursejë deri në 86% të faturave të energjisë elektrike. Si një burim i qëndrueshëm dhe i pastër i energjisë që të ndihmon në uljen e varësisë nga burimet tradicionale të energjisë, panelet solare janë e ardhmja!
Pompa e Nxehtësisë (Pompa Termike)
Pompat e nxehtësisë janë një zgjidhje efiçiente dhe e qëndrueshme për ngrohjen dhe ftohjen e shtëpisë tënde. Ato funksionojnë duke transferuar nxehtësinë nga ajri, toka ose uji në ambientin e brendshëm, duke përdorur një cikël ftohës. Këto pajisje mund të kursejnë ndjeshëm energjinë elektrike dhe të ulin koston e ngrohjes në shtëpinë tënde, duke u bërë një alternativë e shkëlqyer ndaj sistemeve tradicionale të ngrohjes.
Kaldaja me Biomasë (Pelet)
Kaldajat me biomasë përdorin materiale natyrore si peleti i drurit për të prodhuar nxehtësi. Ato janë një opsion efikas dhe i pastër për ngrohjen e shtëpisë dhe ujit të ngrohtë shtëpiak. Kaldajat me pelet janë të njohura për efikasitetin e tyre të lartë dhe për faktin se përdorin burime të ripërtrishme, duke kontribuar në reduktimin e emetimeve të CO2 dhe në mbrojtjen e mjedisit.
Nëse ti vendos të bësh një investim të tillë, ti ke hedhur hapin e duhur drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të pastër, duke kontribuar në kursim të energjisë dhe përdorim më efiçient të burimeve fosile, çka ndihmon drejtpërdrejt në zvogëlimin e emetimeve të CO2.
Bëje shtëpinë efiçiente, me bankën ProCredit!
Shembulli për orientim:
Kredi investive (investime të gjelbra, p.sh. dritare dhe panele solare) |
Shuma: EUR 10,000 |
Maksimumi i Grantit |
EUR 2,000 |
Periudha e kthimit të kredisë |
Muaj: 60 |
Norma nominale |
6.20% |
Shpenzimet administrative |
1% |
Norma efektive e interesit |
6.82% |