Banka ProCredit vazhdon të afrojë dhe më shumë bizneset kosovare me botën! Kredit kartela e biznesit tënd në ProCredit tani të ofron një programi udhëtim premium të Mastercard, duke ridefinuar rahatinë në udhëtimet tua të biznesit!
Për ty që ke pajisur biznesin tënd me një kredit kartelë në bankën ProCredit, ke bërë një vendim shumë të duhur! Krahas të gjitha mundësive fantastike të shërbimeve dhe transaksioneve internacionale, nga tani kredit kartela jote të ofron gjithashtu dhe përfitime shumë ekskluzive.
Me qasje të veçantë në sallat e aeroportit, qasje në internet kudo dhe anashkalim të pritjeve, banka ProCredit po mundëson për ty një sërë përfitimesh ekskluzive që përveç se të ofrojnë rahati maksimale në udhëtimet tua, gjithashtu ndihmon biznesin tënd të zgjerohet dhe të operoj më lehtë në tregjet ndërkombëtare.
Ende nuk e keni kredit kartelën e biznesit?
Apliko këtu
Për të ditur se cilat janë përfitimet saktësisht, lexo më poshtë:
Programi LoungeKey nga Mastercard® e bën eksperiencën tënde të udhëtimit më të bukur dhe më të lehtë. Nëpërmjet këtij programi mund të shijosh rehatinë e mbi 1,200 sallave të pritjeve të biznesit, falas!
Cka përfiton?
Vetëm si mbajtës i kredit kartelës tënde të biznesit në ProCredit, ti ke 10 vizita pa pagesë në vit në çdo sallë pritjeje aeroporti LoungeKey në botë. Kështu, edhe në rast se ka ndryshime itinerari apo pritje të gjata mes fluturimesh, ti ke mundësinë të shfrytëzosh këtë qasje për të pushuar apo edhe për të bërë lidhje të reja biznesi në një hapësirë ku biznesi lulëzon.
Si funksionon?
Procesi është shumë i thjeshtë, thjesht trego kredit kartelën tënde Mastercard bashkë me biletën e aeroplanit dhe futu brenda!
Si alternativë, ti mund të krijosh një llogari në https://www.loungekey.com/kosovo ose të shkarkosh aplikacionin celular LoungeKey, dhe aty mund të shohësh se edhe sa qasje falas ke në dispozicion, numrin tënd specik të qasjes, cila salla janë të lira, cilat shërbime mund ti përdorësh, QR kodin për marrjen e aksesit në sallë pritjeje (si alternativë ndaj kartës së pagesës) si dhe shumë informacione tjera.
Falë Mastercard®-ës tënde të bankës ProCredit, ti nuk ke më nevojë të presësh në radhë në më shumë se 80 aeroporte në mbarë botën! Kjo për shkak se kjo kartelë të lejon qasje në shërbimin Mastercard® AirportSecurity FastTrack nga Dragon Pass, duke të mundësuar të anashkalosh radhën. Fantastike, apo jo?
Cka përfiton?
Si funksionon?
Shijoni çdo udhëtim të ardhshëm me bankën ProCredit dhe Mastercard, thjesht duke shkarkuar aplikacionin MTE dhe duke u regjistruar në aplikacionin ose në website me kredit kartelën tënde.
Vetëm sigurohu që para se të udhëtosh të hysh në aplikacionin/faqen e internetit MTE dhe të zgjedhësh aeroportin, numrin e pasagjerëve si dhe orarin kohor për Fast Track. Më pas, vetëm përzgjedh çmimin, konfirmo dhe pajisu me një kod të Fast Track të cilin duhesh ta paraqitësh në zonën Fast Track. Tani, nuk ka më pritje!
Nuk ke më nevojë të shqetësohesh për data roaming jashtë vendit, sepse do të kesh komunikim të qetë me Mastercard® Global Data Roaming, një shërbim i ofruar nga FlexiRoam. Mastercard® dhe FlexiRoam ju japin akses të thjeshtë në data roaming, me lidhje të menjëhershme kudo që udhëtoni!
Cka përfiton?
Nga tani, me programin Mastercard® Global Data Roaming by FlexiRoam, çdo udhëtim do të jetë i shpejtë dhe fleksibël.
Si funksionon?
Regjistro kredit kartelën në https://europe.flexiroam.com/, merrni planin tuaj falas për data roaming dhe qëndroni online kudo që të udhëtoni!
Shkarkoni aplikacionin FlexiRoam falas përmes Google Play dhe App Store. Aq e thjeshtë, pa komplikime!
Të udhëtosh nuk ka qenë kurrë më e lehtë!