Në një botë ku stabiliteti financiar luan një rol kyç në jetën e secilit prej nesh, ndërtimi i shprehive të kursimit nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri.
Të krijosh një shprehi të kursimit është një vendim i mençur, por të zgjedhësh vendin e duhur për të kursyer është po aq i rëndësishëm. Në bankën ProCredit, ne e kuptojmë rëndësinë e planifikimit financiar dhe jemi këtu për t’ju ndihmuar të ndërtoni një kulturë të qëndrueshme kursimi. Përmes Llogarisë së Kursimeve, ju jo vetëm që siguroni paratë tuaja për të ardhmen, por edhe përfitoni nga një sërë avantazhesh të rëndësishme:
Ju mund të transferoni paratë në kursime përmes aplikacionit mobil në çdo kohë dhe nuk keni kufizime në shumën që kurseni. Shtesë, çdo transfertë në llogari të kursimit dhe anasjelltas është falas, duke garantuar kështu 100% fleksibilitet.
Po interes sa fitoni nga kursimi me këtë llogari?
Përveç rehatisë financiare kur ke disa fonde të ndara për planet e të ardhmes, ju përfitoni interes për çdo ditë që i mbani paratë në llogari të kursimit FlexSave dhe interesi i fituar ju paguhet çdo muaj në llogarinë rrjedhëse.
Vizitoni degën më të afërt ose hapni llogarinë tuaj të kursimeve përmes linkut dhe bëni hapin e parë drejt stabilitetit financiar!
Shembulli për orientim:
Llogari Kursimi |
Shuma: 10,000 EUR |
Periudha e kursimit |
12 Muaj |
Norma nominale |
0.15% |
Norma efektive e interesit |
0.15% |