Frankfurt am Main, 08 mars 2024 - ProCredit Holding do të vazhdojë të zbatojë strategjinë e vet të qëndrueshmërisë dhe të ndërmarrë veprime për ta përmbushur zotimin për net-zero duke përcaktuar qëllimet e veta të para afatshkurtra të validuara nga SBTi. Grupi, i cili vepron kryesisht në Evropën Jugore dhe Evropën Lindore, do të vazhdojë të zvogëlojë gjurmën e vet mjedisore dhe zotohet t’i reduktojë emetimet e veta me 42% deri në vitin 2030 duke patur vitin 2022 si pikënisje. Reduktimi do të arrihet duke rritur numrin e furnizuesve të energjisë së ripërtëritshme në radhët e furnitorëve si dhe numrin e veturave elektrike në flotën e vet, krahas prezantimit të masave të tjera për efiçiencë të energjisë në hapësirat dhe proceset e veta.
Më e rëndësishmja, ProCredit do të fokusohet në mbështetjen e klientëve të saj, në përpjekjet e tyre drejt dekarbonizimit, pasi portfolio e kredive tek klientët kontribuojnë më së shumti në emetimet e Shkallës 3, që përbëjnë më shumë se 95% të emetimeve të përgjithshme të grupit. Kjo mbështetje përfshin veprime si llogaritja e karbonit dhe përcaktimi i qëllimeve duke ju ndihmuar të kenë qasje në mbështetjen financiare që nevojitet për të zbatuar strategjitë e tyre, dhe kështu duke vazhduar të jetë ‘Hausbank’ – bankë kryesore për klientët gjatë këtij tranzicioni në vazhdimësi.
Me përcaktimin e qëllimeve për Shkallën 3, grupi ProCredit ka mbuluar 57% të investimeve dhe kredive totale drejt klientëve. Pjesa e parë e qëllimit të ProCredit Holding për Shkallën 3 për vitin 2027 është të angazhohet me klientët e bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) që janë përgjegjjës për 28% të emetimeve të portofolios së grupit, me një theks në sektorët e bujqësisë dhe të prodhimit. Financimi i projekteve në energji përfshin plotësisht projektet në energji të rinovueshme (ER), dhe grupi ProCredit angazhohet për të vazhduar vetëm financimin e projekteve të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 si pjesa e dytë e zotimit të saj
“I kemi përzgjedhur këto masa specifike, sepse përkojnë me vlerat tona korporative dhe me qasjen tonë të biznesit. Këtu përfshihet edhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjate me klientët tanë, që ndërlidhet me konceptin tonë të Hausbank. Gjithashtu, grupi ProCredit synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm në vendet ku funksionon. Me vetëdije kemi përzgjedhur qasjen e bazuar në shkencë për të përkufizuar masat që nevojiten për arritjen e qëllimeve tona të reduktimit të emetimeve dhe jemi të kënaqur që SBTi i ka njohur ato si të tilla,” shpjegon Hubert Spechtenhauser, Kryesuesi i Bordit Menaxhues të ProCredit Holding AG.
Për më tepër, 20% e portfolios së grupit është alokuar për t’i mbështetur klientët të perfitojnë asete të gjelbra, si pajisje me efiçiencë të energjisë, sisteme fotovoltaike, ndërtesa të gjelbra, vetura elektrike, pajisje për menaxhimin e mbeturinave dhe artikuj të tjerë.
Si me rastin e Aleancës Bankare Zero-Neto (NZBA), ProCredit është zotuar t’i përcaktojë qëllimet nëpërmjet SBTi në vitin 2022. Nisma i mbështet kompanitë që të përcaktojnë qëllimet për reduktimin e emetimeve të bazuara në shkencë, në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit. Sipas marrëveshjes, rritja globale e temperaturës duhet të kufizohet në 1.5°C në krahasim me periudhën paraindustriale. SBTi-të synon që kompanitë në mbarë botën t’i përgjysmojnë emetimet e gazrave serë deri në vitin 2030 dhe deri në vitin 2050 t’i reduktojnë në net-zero.
Informatat për validimin e SBTi-së publikohen në uebfaqen e tyre:
https://sciencebasedtargets.org/companies-taking-action
Në paketën e Raportit të Ndikimit 2022 mund të gjeni më shumë informacion për zotimin e grupit ProCredit ndaj qëndrueshmërisë. Paketa e Raportit të Ndikimit për 2023 është publikuar më 20 mars 2024.
Kontakt:
Andrea Kaufmann, Zyra e Komunikimeve të Grupit, ProCredit Holding, Tel.: +49 69 951 437 138,
E-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com
Rreth ProCredit Holding AG
ProCredit Holding AG, me qendër në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit ProCredit, një grup me orientim zhvillimor, që përbëhet nga banka tregtare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NMV). Përveç fokusit të vet operativ në Evropën Jugore dhe në Evropën Lindore, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionerët kryesore të ProCredit Holding AG përfshijnë investitorët strategjikë Zeitinger Invest GmbH dhe ProCredit Staff Invest GmbH & Co KG (mekanizmi investues për stafin e ProCredit), KfË, Dutch DOEN Participaties BV dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Si kompanië kryesore e grupit, në përputhje me Ligjin për Banka të Gjermanisë, dhe si kompania financiare mëmë e grupit financiar ProCredit, ProCredit Holding AG mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Bundesbank e Gjermanisë. Për më shumë informacion, vizitoni https://www.procredit-holding.com/