Njoftim lidhur me menaxhimin e llogarisë së Kursimit Flex dhe Llogarinë e Kursimit Flex për Fëmijë
Në kuadër të ofrimit të shërbimeve moderne bankare, të përshtatura ndaj nevojave tuaja si klientë, dëshirojmë t’ju informojmë lidhur me ndryshimet e mëposhtme:
Menaxhimi i llogarisë së Kursimit Flex
ProCredit Bank SH.A., ju njofton se duke filluar nga data 01 maj 2018, menaxhimi i llogarisë së kursimit Flex do të bëhet vetëm nga llogaria rrjedhëse, përmes e-Banking apo në degë. Ky ndryshim ka për qëllim promovimin e kulturës së kursimit, ashtu që llogaria e kursimeve Flex të mbetet vetëm për qëllime kursimi ndërsa llogaria rrjedhëse të shërbej për kryerjen e të gjitha transaksioneve të tjera. Prandaj, tërheqjet, deponimet apo transfertet nga dhe në llogari të kursimit Flex fillimisht duhet të kalojnë përmes llogarisë rrjedhëse duke përdorur e-Banking apo shërbimet e ofruara nga stafi në degët tona.
Gjithashtu, interesi i llogarisë së kursimit Flex do të kreditohet/paguhet në baza të rregullta mujore në llogarinë rrjedhëse, në fund të çdo muaji.
Menaxhimi i llogarisë së kursimit Flex për Fëmijë
Ndryshimet e lartcekura vlejnë edhe për Llogarinë e kursimit Flex për fëmijë. Të gjitha transaksionet hyrëse dhe dalëse në llogarinë e kursimit Flex për fëmijë duhet të realizohen nga një llogari rrjedhëse e prindit/kujdestarit, përmes e-Banking apo shërbimet e ofruara nga stafi në degët tona. Andaj për llogaritë e kursimit që kanë të autorizuar më shumë se një person, ftojmë të dy personat e autorizuar të vizitojnë bankën. Gjithashtu, interesi i llogarisë së kursimit Flex do të kreditohet/paguhet në baza të rregullta mujore në llogarinë rrjedhëse, në fund të çdo muaji.
Të gjitha kushtet e lartcekura janë pjesë e ndryshimit të Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme për Klientë, të aplikueshme nga data 01 maj 2018. Nëse ju nuk pajtoheni me ndryshimet e cekura më lartë, duhet të informoni bankën jo më vonë se 1 muaj nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme, kliko këtu.
Për çdo informatë shtesë apo paqartësi ju lutem na kontaktoni përmes postës elektronike në adresën customerservice@procreditbank-kos.com, apo Qendrës tonë të Kontaktit në numrat 049 555 555 dhe 038 555 555 ose vizitoni degën më të afërt të Bankës ProCredit.
Faleminderit,
Banka ProCredit SH.A