ProCredit Bank ka dhuruar donacion me materiale mbrojtëse kundër Covid-19 (veshje, maska fytyre, dezinfektues, doreza nitrile, termometra, maska dhe materiale tjera të nevojshme) për punëtorët shëndetësor të klinikave të Qendrës Universitare të Kosovës të cilët punojnë me pacientë.
Materialet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i QKUK, dr. Basri Sejdiu, i cili falenderoi bankën për donacionin duke theksuar si ky donacion vjen në kohën më të duhur!
Kujdesu për vetën dhe të tjerët!