ProCredit hap degën e re në zemër të Rrugës B!

6/7/2024

Banka ProCredit ka përuruar degën e vet më të re, me lokacion ideal në Rrugën B. Hapja u shënua me një koktej me të ftuar klientë, partnerë dhe stafin e bankës. 

Kryesuesi i Departamentit të Klientëve Privatë, z. Besar Pllana, ishte i pranishëm në përurimin e këtij fillimi të ri. Për z. Pllana, një shtrirje e tillë fizike, krahas digjitalizimit të vazhdueshëm të shërbimeve që ofron banka, rrit dhe forcon më tej marrëdhëniet me komunitetin dhe klientët.

E vendosur në zemër të atmosferës plot gjallëri të Rrugës B, larg zhurmës së qendrës dhe me një ambient të ngrohtë, kjo pikë garanton lehtësi financiare. Zona Digjitale 24/7 mundëson jo vetëm deponimet, tërheqjet dhe verifikimet/printimet e bilancit, por dhe shërbime të tjera digjitale, përtej ATM-ëve klasikë, si pagesa faturash, mbushje e telefonit etj. Ekipi profesional i këshilltarëve të klientit i vendosur në këtë pikë është i përkushtuar të ofrojë këshillim financiar dhe zgjidhje të personalizuara për çdo klient.

Me çdo pikë të re, Banka ProCredit vazhdon të dëshmojë përkushtimin e vet për të qëndruar sa më pranë klientëve dhe nevojave të tyre financiare. Ju mirëpresim nga 09:00 deri në 16:30 në degët më të afërta, ndërsa shërbimet brenda Zonës 24/7 janë në dispozicionin tuaj në çdo kohë. 

Lehtë për ty!