ProCredit më afër Mitrovicës!

6/21/2024

Banka ProCredit tashmë zyrtarisht e pranishme në qytetin e bukur të Mitrovicës! Me 4 qershor 2024 u shënua hapja e shumëpritur e degës së re, në një atmosferë të ngrohtë festive mes klientëve, stafit dhe partnerëve të bankës, të përcjellë nga tingujt e lehtë të kitarës.

Në një lokacion shumë të përshtatshëm afër Urës së Ibrit, pika e re ka dizajn modern dhe Zonë Digjitale 24/7 me teknologjinë e fundit bankare, që e bën shumë të lehtë shërbimin ndaj klientëve. ATM-të në këtë zonë mundësojnë tërheqje, deponime, pagesa komunale, pagesa faturash, mbushje telefoni dhe shumë e shumë shërbime të tjera inovative. Shoqëruar nga ekipi profesional i këshilltarëve të cilët ofrojnë zgjidhje të personalizuara varësisht nga kërkesat e klientëve, kjo degë sjell për mitrovicasit një frymë të re se si bankojnë!
 

A group of men playing instruments

Description automatically generated

Kryesuesi i Departamentit të Klientëve Privatë, z. Besar Pllana, përuroi pikën më të re të bankës me një fjalim dedikuar klientëve, ku shprehu entuziazmin e bankës rreth pranisë së shtuar fizike në qytetin e Mitrovicës. Sipas tij, kjo prani forcon edhe më tej cilësinë e shërbimeve lokale, krah për krah me shërbimet tejet të avancuara digjitale që tashmë janë pjesë e gamës së mundësive që ProCredit-i u ofron klientëve të vet.
 

A person standing in front of a group of people

Description automatically generated

Banka ProCredit vazhdon zgjerimin e saj përmes shërbimeve inovative digjitale si dhe këshillimit të personalizuar ndaj klientëve, duke ofruar gatishmëri nga 09:00 deri në 16:30 për çdo kërkesë tuajën, kurse shërbimet brenda zonës 24/7 janë të qasshme gjatë të gjithë kohës.

Lehtë për ty!