ProCredit sjell kartelën e re të kreditit me këste - Kartela TOP!

11/25/2025

Në çdo hap të jetës fleksibiliteti në menaxhimin e financave është kyç. Kredit kartela TOP nga ProCredit Bank është krijuar për t’ju dhënë këtë liri. Me një limit të miratuar nga banka, ju mund të bëni blerje të menjëhershme ose t’i ndani ato në këste, duke përfituar nga pagesa me 0% interes për periudha të caktuara.

Brenda rrjetit të ProCredit Bank, ndarja në këste mund të shkojë deri në 36 muaj, ndërsa për blerjet jashtë vendit mund të zgjasë deri në 12 muaj. Çdo muaj, ju mund të paguani shumën minimale (15%) ose të shlyeni shumën e plotë deri më datën 15 të muajit vijues. Cikli i faturimit është nga data 1 deri më 15 të muajit, dhe pagesa e plotë brenda periudhës së caktuar (para datës 16) nuk ka interes apo penalitet. Nëse pagesa ose borxhi nuk shlyhet brenda kësaj periudhe, aplikohet interes për shumën e papaguar.

Kartela funksionon në çdo POS dhe tregtar online që pranon Mastercard, dhe mund të përdoret për tërheqje deri në 50% të limitit të kartelës. Menaxhimi i kartelës është i thjeshtë dhe i përshtatshëm. Përmes Mobile App, mund të kontrolloni limitin, këstet dhe bonuset, të shikoni historikun e transaksioneve, të ndani pagesat në këste, të ndryshoni PIN-in ose të bllokoni kartelën në rast humbjeje. Kartelën mund ta përdorni gjithashtu në kuletën dixhitale për pagesa “contactless”.  

Ju mund të kërkoni rritjen e limitit të kartelës direkt përmes Mobile App, brenda kufijve të përcaktuar nga banka. Gjithashtu, mund të kërkoni ndryshimin e limitit të kartelës tuaj në çdo degë të ProCredit Bank.

Merre kredit kartelën TOP. APLIKO KËTU

Kush mund të aplikojë për TOP? Personat mbi 18 vjeç, klientët e ProCredit Bank dhe të bankave të tjera, si dhe ata që zgjedhin cash cover për limit të siguruar me depozitë. 

Aplikimi është i shpejtë dhe mund të bëhet përmes Mobile App, ueb-faqes, ose në degën më të afërt. 
Për çdo pyetje ose asistencë, ekipi i kujdesit për klientët është gjithmonë në dispozicion në +383 555 555 / 049 555 555 ose në email kos.kujdesiperkliente@procreditbank-group.com

Shiko pyetjet e shpeshta - FAQ