ProPay - Kuleta juaj Digjitale nga Banka ProCredit dhe Mastercard®
Në vazhdën e digjitalizimit të shërbimeve bankare, për të ju mundësuar klientëve të saj realizimin e pagesave në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe efikase, Banka ProCredit lansoi Kuletën Digjitale “ProPAY”.
Ky shërbim është pjesë e Aplikacionit Mobil të Bankës brenda të cilit klientët mund të gjejnë një mori të shërbime të avancuara.
“Jemi krenar që Banka ProCredit vazhdon të jetë lider në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit të shërbimeve bankare. Me “ProPay” kuletën Digjitale ne jemi edhe një hape para avancimit të Aplikacionit Mobil, ku përveç shumë shërbimeve tjera tani klientët tan mund edhe të bëjnë pagesa përmes telefonit” tha Znj. Eriola Bibolli Drejtoreshë Gjenerale e Bankës ProCredit në Kosovë
Kuleta Digjitale “ProPay” iu mundëson klientëve të bëjnë pagesa pa kontakt në POS terminale brenda dhe jashtë vendit. Për pagesa, mjafton të hapni ekranin e telefonit dhe të afroni tek lexuesi i POS terminalit, deri në vlerën 40 Euro pagesa do realizohet në mënyrë automatike, ndërsa për vlera më të larta do t’ju kërkohet autentifikim shtesë përmes PIN apo shenjave të gishtit.
E mundësuar me përkrahje nga Mastercard, Kuleta Digjitale “ProPay” i zëvendëson kartelat fizike, dhe është metoda më e avancuar e pagesave sot nëpërmjet teknologjisë MDES (Mastercard Digital Enablement Service) të Mastercard. Kjo teknologji është zgjidhje inovative e pagesave digjitale e cila përshpejton transaksionet, ju ofron kartelë-mbajtësve mënyra më të mira për blerje dhe pagesa, si dhe ju ofron siguri gjatë kryerjes së pagesave digjitale.
Manuali i përdorimit mund të shkarkohet këtu ndësa Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme mund t’i lexoni këtu.
Shfleto pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta.