Si bëhet menaxhimi mjedisor dhe social nga një bankë e përgjegjshme?

1/25/2022

Banka ProCredit në Kosovë si pjesë grupit të Bankave ProCredit, është e orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Ne vazhdimisht rivlerësojmë rëndësinë e veprimeve dhe aktiviteteve tona në raport me konceptin tonë të zhvillimit i cili shkon përtej fokusit të vetëm të rritjes ekonomike në kuptimin tradicional të saj. Përkundrazi, veprimet tona i rivlerësojmë në raport me përgjegjësinë më të gjerë ndaj vendeve në te cilat grupi ProCredit vepron. ProCredit vazhdimisht i vlerëson veprimet dhe vendimet, jo vetëm nga perspektiva e përfitimit dhe nevojave të klientëve tanë, por mbi të gjitha edhe për nga ndikimi që mund të kenë në shoqërinë dhe mjedisin rreth nesh.

  • Në nëntor të vitit 2021, portofoli i kredive të gjelbra për grupin ProCredit ka tejkaluar vlerën prej 1 MILIARD EURO ose mbi 20% E TOTAL PORTOFOLIT  TË GRUPIT
  • Vetëm në Kosovë kjo portofolio ishte 98,5 MILION EURO apo 17% E PORTOFOLIT TË PËRGJITHSHËM të kredive

Minimizimi i ndikimit negativ në mjedis dhe promovimi proaktiv i një mënyre të qëndrueshme të bërjes së biznesit është një pjesë përbërëse e strategjisë sonë - jo vetëm në lidhje me operacionet tona të huadhënies apo sigurimin e shërbimeve financiare për klientë, por edhe në veprimet tona ditore.

Për të arritur këtë, ne kemi zhvilluar dhe zbatuar një sistem gjithëpërfshirës të menaxhimit të mjedisit të çertifiuar me standardin ISO 14001. Ky sistem është i implementuar që nga viti 2008 dhe bazohet në tre shtylla, dhe jo vetëm që ka për qëllim zvogëlimin e ndikimit të brendshëm dhe të jashtëm mjedisor të bankës ProCredit por edhe promovon kredi dhe investime të qëndrueshme që kanë një ndikim pozitiv në mjedis.

Cilat janë këto tre shtylla?
 

1. Menaxhimi i brendshëm mjedisor ka të bëjë me të gjitha masat e brendshme të marra në institucion për të reduktuar ndikimin mjedisor të bankës. Në mënyrë që të përmirësojmë ndikimin e brendshëm mjedisor, është e rëndësishme që fillimisht të përcaktohen indikatorët kuantitativ që bëjnë të mundshme matjen, vlerësimin dhe caktimin e objektivave për përmirësimin e performancës mjedisore. ProCredit banka sot ka sistem të sofistikuar dhe është në gjendje të mati dhe monitorioj me saktësi këta indikator sikurse lirimi i gazrave serrë, konsumi i ujit etj. Ndër vite ne vazhdimisht kemi ulur shpenzimin e energjisë elektrike duke investuar në masa dhe pajisje efiçente në ndërtesat tona,  duke mos anashkaluar edhe investimet në paisje fotovoltaike të cilat kompenzojnë një pjesë të kosiderueshme të faturës së energjsë elektrike për zyrën tonë qendrore. Ne kemi ulur në mënyrë signifikante përdorimin e letrës duke investuar në teknologji të nënshkrimit digjital, kemi zvogëluar konsumin e ujit duke investuar në paisje të mençura si dhe në ngritjen e vetëdijës të stafit tonë. 
Për më tepër kemi zëvendësuar flotën e veturave me lëndë djegëse në ato elektrike,  kështu duke kontribuar në reduktimin e gazrave serrë dhe emetimit të dioksidit të karbonit. Si bankë poashtu jemi përkujdesur që të mundësojmë infrastrukturë për mbushjen e veturave elektrike edhe për publikun e gjerë, duke investuar në 25 stacione elektrike në tërë territorin e Kosovës. 
Objektiva jonë afatmesme është që deri në vitin 2023 të bëhemi institucion karbon-neutral. Për të arritur këtë objektivë, si masë shtesë për të ulur ndikimin negativ në mjedis, me shpresën se do nxisim investime të tilla edhe nga institucionet apo bizneset tjera që veprojnë në Kosovë, aksionari kryesor i Grupit të Bankave ProCredit, ProCredit Holding, ka ndërmarrë iniciativë për investim në Kosovë, në projekt të prodhimit të energjisë elektrike nga energjia diellore me kapacitet prej 3Mw me një vlerë investive rreth 2,2 Milion Euro. Banka ProCredit zotohet se pas përfundimit të këtij projekti e tërë energjia elektrike që konsumohet nga institucioni do të jetë nga burime te ripërtrishme, gjegjësisht nga energjia diellore. Arsyeja e përzgjedhjes së Kosovës për këtë investim është fakti që në Kosovë rreth 95% e energjisë elektrike prodhohet nga thëngjilli që përdoret në dy termocentrale shumë të vjetra, ku për çdo kilovat të energjisë elektrike të prodhuar lirohet rreth 1 kg CO². Andaj ne konsiderojmë se çdo investim në energji të ripërtrishme është investim direkt në shendetin e shoqerisë dhe gjeneratave që vijnë pas. 
Poashtu, përveq investimeve që kanë ndikim direkt apo indirekt në reduktim të emetimit të gazrave serrë ne vazhdimisht investojmë edhe në masa tjera siç janë mbjellja e drunjëve, ku deri më tani kemi mbjellë mbi 1,000 drunjë dhe janë gjelbëruar 128,000 m2.
Të gjitha këto arritje ne i raportojmë në mënyrë të vazhdueshme sipas standardit (GRI) Iniciativa Globale Për Raportim. 

 

2. Menaxhimi i rrezikut mjedisor dhe social gjatë kreditimit. Ne jemi të përkushtuar për të financuar projekte të shëndosha mjedisore dhe shoqërore dhe punojmë vetëm me kompanitë që nuk e vënë mjedisin, shëndetin dhe sigurinë e stafit të tyre në rrezik. Ne nuk i financojmë aktivitetet që kanë ndikim negativ të pariparueshëm në mjedis dhe shoqëri duke i renditur ato në listë të aktiviteteve përjashtuese. Shembuj: ne nuk financojmë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zona të mbrojtura, kultivimin dhe prodhimin e duhanit dhe alkoolit, aktivitetin e minierave etj. Përveç kësaj, ne vlerësojmë rrezikun mjedisor dhe social në lidhje me çdo kërkesë për financim nga bizneset. Në këtë fushë, objektiva jonë afatmesme është që të mirëmbajmë dhe të rrisim më tutje nivelin e lartë të kompetencës mjedisore dhe sociale të stafit tonë në mënyrë që vazhdimisht të i mbështesim klientët tanë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

 

3. Financimi i gjelbër. Kemi hartuar dhe promovuar kreditë e gjelbra për të mbështetur investimet në efiçiencë të energjisë, energjinë e ripëtrishme dhe mbrojtjen e mjedisit. Në Nëntor të vitit 2021, portofoli i kredive të gjelbra për Grupin ProCredit ka tejkaluar vlerën prej 1 Miliard Euro ose mbi 20% e total portofolit të grupit, kurse vetëm në Kosovë ky portofol ka qenë 98,5 milion Euro, apo 17% e portofolit të përgjithshëm të kredive. Në mënyrë që të vazhdojmë të mbështesim më tutje  zhvillimin e qëndrueshëm të klientëve tanë në Kosovë, një prej objektivave tona deri me 2023 është që të nxisim kreditë e gjelbra edhe më tutje dhe të tejkalojmë 20% të portofolit të përgjithshëm. Njëherit, theksojmë se këmi avancuar dhe ngritur kapacitet në vlerësim dhe financim të projektevë në energji të ripërtrishme që do të ketë fokus të veçant gjatë vitit 2022.

Sot më tepër se asnjëherë tjetër është e nevojshme që të promovohen investime të qëndrueshme si e vetmja mënyrë e shkëputjes së zhvillimit ekonomik nga përdorimi i burimeve të shtershme. Pra, ne aplikojmë një qasje gjithëpërfshirëse dhe individuale ndaj secilit klient duke financuar projekte të gjelbëra të qëndrueshme dhe njëkohësisht  vlerësojmë rrezikun që vie nga aktiviteti i klientëvë tanë, kështu duke na mundësuar që të i këshillojmë ata për minimizimin e impaktit të tyre në mjedis dhe shoqëri. 
Ky sistem i menaxhimit mjedisor nuk është i mundshëm të jetësohet dhe aplikohet vetëm nga ndonjë person apo departament i vetëm. Andaj ka qenë e nevojshme që të institucionalizohet duke e integruar atë në secilin nivel të strukturës organizative, duke perfshirë secilin staf, nga nivelet e larta menaxheriale e deri tek nivelet operacionale. 


Visar Paçarada
Anëtar i bordit menaxhues 
ProCredit Bank Kosova