Masat që duhet të merrni për t'u mbrojtur

Masat që mund të merrni për t'u mbrojtur

Çdo organizatë apo individ mund të bjerë viktimë e kriminelëve kibernetikë. Ata bëhen gjithnjë e më të sofistikuar në përpjekjet e tyre për t’i joshur njerëzit që të klikojnë vegëza të dyshimta, të shkarkojnë shtojca të emailave, apo të “lidhen” në mediat sociale, që shpesh përdoren si kanal për të vjedhur informacion të ndjeshëm. 
Për t’u siguruar që informatat tuaja bankare janë të mbrojtur në nivel të lartë, ekzistojnë disa masa që mund t’i merrni për t’u mbrojtur nga llojet e zakonshme të sulmeve kibernetike.

acc-img

Fjalëkalim efektiv

Parandalimi i vjedhjes së identitetit është me rëndësi kyçe. Për këtë arsye, rekomandohen kombinime të fuqishme të fjalëkalimeve. Ja disa sugjerime për të krijuar fjalëkalime më të sigurta dhe më të forta:

  • Përzgjidhni fjalëkalime që nuk mund të parashikohen lehtë. Shmangni përdorimin e mbiemrit, datëlindjes apo përvjetorëve, nofka të zakonshme dhe shmangni përdorimin e të njëjtit fjalëkalim për uebfaqe të ndryshme. 
  • Mos i shënoni dhe mos i postoni ID të përdoruesit, fjalëkalimet apo informata të tjera të ndjeshme në vende ku të tjerët kanë qasje të lehtë.
  • Ndryshojini fjalëkalimet shpesh dhe mos i ndani ID të përdoruesit apo fjalëkalimet me askë tjetër, as me pjesëtarë të familjes. 
acc-img

Pajisje të sigurt

Mbajeni pajisjen tuaj të sigurtë dhe softuerin të përditësuar:

  •  Përdorni antivirus dhe softuer që të mbron nga softuerët e dëmshëm dhe mbajini të përditësuar.
  •  Sigurohuni që sistemi operativ dhe softueri i pajisjes tuaj përditësohen rregullisht.
  • Skanoni për viruse çdo softuer që shkarkoni nga interneti para se ta instaloni.
  • Mendoni me kujdes para se të largoni kontrollet e sigurisë nga pajisja juaj mobile, pasi kjo mund ta dobësojë sigurinë e pajisjes tuaj dhe t’ju ekspozojë ndaj rreziqeve shtesë.
acc-img

Sulme të inxhineruara sociale

Sulmet e Inxhineruara Sociale janë përpjekje për ta mashtruar dikë që të shpalosë informata të ndjeshme (p.sh. fjalëkalim) apo të bëjë veprime të caktuara si veprimet e mashtrimit, duke u ndërlidhur me individin për të fituar besimin, të shkarkojë dhe ekzekutojë dosje që duket të jenë të padëmshme, por që në fakt janë të dëmshme. Pasi informacioni vidhet, mund të përdoret për mashtrim, për të sulmuar sistem ose rrjet kompjuterik. 
 

Mbani mend: 

Nëse keni dyshime për vlefshmërinë e ndonjë email, teksti apo telefonate që duket sikur vjen nga Banka ProCredit dhe/ose mendoni se mund të keni shpalosur informacion konfidencial, ju lutemi të na e raportoni menjëherë duke telefonuar në këtë numër 038/555-555  ose duke dërguar email në kos.contactcentre@procredit-group.com .

Kriminelët përdorin shumë mënyra të sulmeve të inxhineruara sociale për të vjedhur informacion, si:

Emaila mashtrues (Phishing)

Dërgimi i emailave mashtrues (phishing) është teknikë me të cilën mashtruesit tentojnë të marrin informacion të ndjeshëm duke u hequr si biznes legjitim ose si person me reputacion në kuadër të një komunikimi elektronik, si email, mesazhe me teks (SMS), telefonatë ose mesazhe instante. Shpeshherë, ata do të paraqesin ndonjë vegëz apo shtojcë që ngjan si e burim i vlefshëm dhe i besueshëm, por që në të vërtetë është faqe e dëmshme që vjedh dhe regjistron do informacion që ju shënoni aty, si për shembull fjalëkalimin.
 
Ja disa këshilla si të mbroheni: 

  • Gjithnjë shënojeni uebfaqen e Bankës në shfletuesin tuaj ose përdorni shenjues (bookmarks) në vend se të klikoni vegëza që gjenden brenda mesazheve, edhe nëse ndjeni se mesazhi është legjitim.
  • Bankat asnjëherë nuk ju dërgojnë email për t’ju kërkuar të "konfirmoni" ose "përditësoni" fjalëkalimin tuaj apo ndonjë informacion personal duke klikuar në ndonjë vegëze apo duke vizituar ndonjë uebfaqe.
  • Përpiquni të verifikoni në mënyrë të pavarur çdo detaj që jepet në mesazh direkt me kompaninë. 
  • Të gjitha mesazhet e pakërkuara nga ju trajtojini me kujdes, kurrë mos klikoni në vegëza në mesazhe të tilla për të vizituar uebfaqe të panjohura.
  • Emailat mashtrues zakonisht përmbajnë mesazhe urgjente apo me ton autoritativ. Sigurohuni të kontrolloni për fjalë të shkruara gabim, logo të parregullta të kompanive apo adresa emaili të çuditshme.
  • Shfrytëzoni ndonjë nga zgjidhjet për filtrimin e emailave SPAM që ndihmojnë kundër dërgimit të emailava mashtrues. 
Mbani mend:

Asnjëherë mos jepni informata personale përfshirë dhe informata të bankës (p.sh. fjalëkalim, numrin e kartës së debitit/kreditit, PIN, kodin CVV2, etj.). Për qëllime sigurie, Banka ProCredit nuk do t’ua kërkojë asnjëherë këtë informacion, as me telefon, as me email. 

 

Uebfaqet e rreme 

Uebfaqet e rreme (spoofing) është aktiviteti sipas të cilit një uebfaqe mashtruese duket ekzaktësisht si një uebfaqe legjitime. Qëllimi i kriminelëve kibernetikë është që t’i bëjnë njerëzit të besojnë se po ndërveprojnë me një kompani apo person legjitim të besueshëm, duke i vënë ata në lajthitje që të ndajnë informacion të ndjeshëm apo të marrin softuer të dëmshëm në kompjuterët e tyre.
 
Ja disa këshilla si të mbroheni: 

  • Tregohuni të kujdesshëm, kushtojini vëmendje adresës së uebfaqes (URL). Një uebfaqe mund të duket legjitime, por URL mund të ketë ndonjë variacion në shkrim apo të përdorë domein të ndryshëm. 
  • Sigurohuni që ka simbolin e drynit. Uebfaqet legjitime kanë simbolin e drynit ose një vijë të gjelbër në anën e majtë të adresës URL të uebfaqes që tregon se është uebfaqe e siguruar. 
  • Mos klikoni në vegëza nëpër faqet e rrjeteve sociale, dritaret që hapen, apo uebfaqe jo të besueshme. Vegëzat mund t’ju dërgojnë në një uebfaqe tjetër nga ajo që tregon etiketa e tyre. Alternativa më e sigurtë është që adresën ta shënoni në shfletues. 
  • Informacionin e ndjeshëm ia jepni uebfaqes vetëm kur përdoret lidhja e siguruar. Verifikojeni adresën e uebfaqes a fillon me https:// (germa “s” nënkupton e "siguruar") dhe jo vetëm http://. 
  • Mund ta kontrolloni Certifikatën e Sigurisë të Bankës ProCredit duke klikuar tek simboli i drynit që shfaqet në shfletuesin tuaj. Shmangni përdorimin e uebfaqeve kur shfletuesi juaj nxjerr gabime të certifikatës apo paralajmërime. 
Mbani mend:

Asnjëherë mos u regjistroni në llogarinë tuaj të bankimit online duke klikuar në vegëz të ndonjë emaili. Gjithnjë qasuni në bankimin përmes internetit duke shkruar adresën e bankës në shfletuesin tuaj apo duke përdorur shenjuesit. Në rast dyshimi, kontaktoni me Bankën ProCredit në: 038/555-555.

acc-img

Gjithnjë syçelë!

Kyçeni pajisjen tuaj mobile

Mbrojeni telefonin tuaj të mençur ose tabletin ashtu si do ta mbronit kompjuterin. 
Mbrojeni portofolin digjital duke përdorur fjalëkalim, shenjën e gishtit ose njohje të fytyrës për të shkyçur ekranin e telefonit.

 

Monitoroni aktivitetin e llogarisë tuaj

Kontrollojeni aktivitetin e llogarisë shpesh për të zbuluar ndonjë mashtrim sa më herët. Rekomandojmë që llogarinë tuaj të e-bankimit ta kontrolloni çdo javë. Raportoni menjëherë tek Banka ProCredit çdo aktivitet të dyshimtë apo mashtrues. 

 

Kur jeni në lëvizje, bankoni në mënyrë të mençur

Shmangni përdorimin e bankimit mobil apo të dërgoni emaila apo tekste të ndjeshme kur përdorni rrjete publike apo të pasiguruara të Wi-Fi. 

Tregohuni ekstra të kujdesshëm nëse përdorni pajisje që nuk është pajisja juaj personale dhe mbi të cilën nuk keni kontroll. Banka ProCredit ju rekomandon të shmangni përdorimin e pajisjeve të tilla, pasi kurrë nuk e dini nëse mund të kenë të instaluar programe monitorimi të dëmshme.

 

Fshijeni rregullisht memorien e pajisjes tuaj

Është praktikë e mirë që ta fshini të gjithë informacionin e ruajtur në kompjuterin tuaj pas sesionit të bankimit online. Sa herë që hyni në internet, shfletuesi juaj automatikisht ruan kopje të uebfaqeve që keni vizituar apo të fjalëkalimeve që keni dhënë në ato uebfaqe. Ju lutemi t’i referoheni se çfarë ka dokumentuar shfletuesi juaj në memorien e diskut.

acc-img

Masa të tjera proaktive

  • Shkarkojini aplikacionet vetëm nga dyqanet zyrtare të aplikacioneve: Apple iTunes dhe Google Play Store. Shkarkimi i aplikacioneve falas nga burime jozyrtare ose të panjohura mund ta infektojë me virus pajisjen tuaj.
  • Sigurohuni që gjithnjë i përcillni rregullat dhe kushtet e bankës.
  • Tregoni mosbesim në rast të dritareve të dyshimta apo të papritura që shfaqen gjatë sesionit të bankimit online. Në rast dyshimi, ju lutemi ta kontaktoni direkt Bankën ProCredit.   
  • Asnjëherë mos u largoni nga kompjuteri ndërkohë që jeni të kyçur në bankimin përmes internetit.
  • Sigurohuni që të shkyçeni plotësisht pasi të keni përfunduar për bakimin online.

 

 

Për më shumë burime rreth Sigurisë Kibernetike, ju lutemi t’i referoheni: