Si ju mbrojmë?

Si ju mbron Banka ProCredit?

Ne vëmë në zbatim masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë së klientit në mënyrë që t’i mbrojmë të dhënat e klientit.

acc-img

Infrastruktura

Zbatimi i teknologjive më të fundit për të zbuluar dhe parandaluar ndërhyrjet kibernetike, p.sh.: 

  • Zbatimi i kontrolleve që parandalojnë qasjen e paautorizuar nga individët ose rrjetet (firewalls, sisteme të parandalimit të ndërhyrjes, kodimi i të dhënave të ruajtura, etj.). 
  • Mbrojtja e lidhjes ndërmjet pajisjes(eve) të klientit dhe aplikacioneve tona duke përdorur kodimin Secure Socket Layer (SSL) p.sh. klienti regjistrohet, duke plotësuar një aplikacion apo duke u regjistruar në shërbimet online.
acc-img

e-Banking dhe m-Banking

  • Autorizimi i pagesave mbrohet nga Autentifikimi Shumëfaktorësh për secilin transaksion që iniconi.
  • Sesioni i bankimit online të klientit shkyçet automatikisht pas 15 minutave të mosaktivitetit për të shmangur përdorimin e paautorizuar të llogarisë së klientit nga të tjerët. 
  • Qasje e sigurtë në versionin mobil të e-Bankimit me të dhëna biometrike (tiparet e fytyrës ose gjurmët e gishtërinjve) ose fjalëkalim.
  • Monitorimi i aktiviteteve për mashtrim potencial.
  • Zhvillimi   i aplikacioneve mobile me teknologjitë më të fundit të sigurisë.
acc-img

Kartelat e debitit dhe kreditit

  • Menaxhimi i limitit të kartelës dhe statusit të kartelës nga vetë klienti nëpërmjet kanaleve tona digjitale.
  • Regjistrimi i kartelave  automatikisht me standardet më të fundit të sigurisë, si Siguria 3-D (një protokoll i sigurisë që ndihmon parandalimin e mashtrimit me transaksionet online me kartela krediti apo debiti).
  • Dërgimi i mesazhit SMS për çdo transaksion online që kryen klienti me kartelë.
  • Monitorimi i aktiviteteve për mashtrim potencial.

Mbani mend: 
  • Përditësojini detajet tuaja të kontaktit me bankën në mënyrë që të mund t’ju kontaktojmë.
  • Raportoni menjëherë tek banka nëse karta/telefoni u është vjedhur apo e keni humbur.