Pyetjet dhe përgjigjjet më të shpeshta

Për tërheqjet/pagesat që kryhen brenda Kosovës, ju lutem referohuni çmimores, kliko këtu.

Për tërheqjet/pagesat që kryhen jashtë rrjetit të bankës ProCredit, ju lutem referohuni çmimores, kliko këtu.

Për kartelat e bankës ProCredit të mbetura në bankomat, përfaqësuesit e bankës në ditët në vijim do të ju njoftojnë për vendin dhe ditën kur mund ta merrni kartelën. Kurse për kartelat e bankave tjera luteni të paraqiteni në degën më të afërt apo telefononi qendrën e kontaktit në 049/555-555 ose 038/555-555 për më shumë informata.

IPIN gjenerohet automatikisht në numrin tuaj mobil të telefonit. Është kod 6 shifror (pa pagesë) të cilin ju duhet ta përshkruani në faqen e internetit pasi të keni dhënë të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartelës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes në “dyqanin në internet”. Për më shumë kliko këtu.

Në bankomatet e bankës ProCredit në Kosovë me kartela të bankës ProCredit, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro brenda 24h si dhe në disa raste të caktuara deri në 10,000.

Për më shumë rreth limitit prej 10,000 Euro, telefono Qendrën e Kontaktit 049/555-555 apo 038/555-555, ose mund te nënshkruani marrëveshjen për limit të caktuar ditor në njërën prej degëve tona.

Për klientët të cilët janë aktiv në shfrytëzimin e kartelave të tyre, kartela e tyre rinovohen në mënyrë automatike. Posa kartela të jetë gati, banka bën dërgimin e saj përmes postës në adresën tuaj të banimit të cilën e keni të deponuar në bankë. Ndërsa klientët të cilët kanë dy kartela të debitit në të njëjtën kohë, fatkeqësisht kartela nuk rinovohet automatikisht. Ju lusim që në momentin e pranimit të njoftimit përmes SMS nga ana e bankës për skadim të kartelës të kontaktoni Qendrën e Kontaktit 049/555-555 ose 038/555-555 për informata shtesë.

Banka ProCredit ofron kartelën Debit MasterCard e cila ka veçori të njejta sikurse të kartelave të kreditit, e cila mundëson pagesa brenda dhe jashtë vendit si dhe blerje online në disa web faqe 

Për caktim të ri të Pin-it për kartelë, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.

Pini i kartelës mund të ndërrohet në bankomat, shiko këtu.

Jo, ky shërbimi është i përfshirë në komisionin mujor për të gjithë klientët e Bankës ProCredit.

Dërgimi i kartelave përmes Postës është një shërbim që ne e ofrojmë për të gjithë klientët tanë dhe kjo është mënyra e vetme tani e tutje për të pranuar kartelën e bankës.

Aktivizimi i kartelës dhe PIN-in mund të bëhet vetëm përmes operatoreve mobil të Kosovës.

Informata për transaksione me kartelë Maksimumi ditor Një transaksion i vetëm
Blerjet ditore në internet 2,000 EUR  
Blerjet në pika të shitjes (POS) të bankave tjera 5,000 EUR 3,000 EUR
Blerjet në pika të shitjes (POS) të bankës ProCredit 8,000 EUR 4,000 EUR
Tërheqjet në Kosovë në bankomatet e bankave tjera 500 EUR  
Tërheqjet në bankomate jashtë Kosovës 500 EUR  
Tërheqje nga llogaria rrjedhëse në bankomatet e Bankës ProCredit 2,000 EUR dhe në raste speciale deri në 10,000  

 

Do të ketë 3 tentime nga ana e Postes se Kosoves për t’iu dorëzuar kartelën në adresën tuaj të banimit, gjithashtu ju do të pranoni edhe numrin e rekomandës të cilën mund ta shfrytëzoni për ta gjurmuar vendodhjen e kartelës tuaj përmes portalit të postës. Kartelën do të mund ta merrni edhe në Zyrën Postare pas dakordimit me postierin.

Kartela pas 60 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për tu pajisur me kartelë të re duhet të aplikoni për këtë shërbim prap.

Ju mund të na telefononi për raportim të kartelave të humbura në 049/555-555 dhe 038/555-555.